Presidenti Meta dekreton Edi Ramën kryeministër

0

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Edi Ramën kryeministër të Shqipërisë për mandatin e dytë qeverisës.

Dekreti është zyrtarizuar nga Presidenti Meta pasditen e sotme, teksa po zhvillohej seanca ku u zgjodh Gramoz Ruci kryetar i Kuvendit.

Kryeministri Edi Rama ka depozituar në Presidencë edhe emrat e kabinetit të ri.

Ditën e hënë Rama do të prezantojë në Kuvend programin dhe kabinetin e ri, ndërsa në mesjavë do të dekretohen ministrat e kabinetit qeveritar.

PS fitoi 74 mandate duke formuar e vetme qeverinë për mandatin e dytë.

Rama: Te henen qeveria ne Kuvend
Rama falënderoi Metën për dekretin, ndërsa shtoi se të hënën do të prezantojë në Kuvend kabinetin dhe programin.

E falënderoj Presidentin e Republikës për shpejtësinë me të cilën ka reaguar, duke e bërë të lehtë nga pikëpamja procedurale rrugën drejt seancës së ditës së hënë”.

 Dekreti i Metes

KABINETI QEVERIAR ‘RAMA 2’
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati​
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi

Share.

About Author

Leave A Reply