Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi

0

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për media me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi, pas takimit me këtë të fundit. Meta tha se do të mbështesë Kosovën në forcimin e pavarësisë, si dhe në aspiratën për të ardhmen evropiane të saj.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme që jam sot në Kosovë. Në mënyrë të veçantë jam vërtet i emocionuar që vij në Kosovë si President i Republikës. Kënaqësi që vështirë ta kisha imagjinuar para viteve 96-97. Është një surprizë e veçantë kjo e dhuratës e akorduar nga Thaçi për mua, por unë dua ta marrë si përgjegjësi këtë vlerësim. Dua të shpreh angazhimin e mëtejshëm në forcimin e pavarësisë dhe në realizimin e aspiratës për të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Meta.

Më tej, Meta foli dhe për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se do t’i jepet fund kësaj bllokade. Sipas tij, liberalizimi i vizave nuk duhet të kushtëzohet me Demarkacionin.

“Lidhur me liberalizimin e vizave nuk mund të ketë moment më të vështirë për Presidentin e Shqipërisë, pasi ka kërkesa pafund nga personalitete për të marrë nënshtetësinë dhe qëllimi kryesor është t’i shpëtojmë kësaj bllokade. Kam pasur një takim me drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerimin dhe me personalitete të tjera, me të cilët kemi theksuar domosdoshmërinë e dhënies fund këtij izolimi, diskriminimi që po përjetojnë qytetarët e Kosovës, pasi janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që nuk e gëzojnë këtë mundësi. Besoj se vendimi është i padrejtë për të kushtëzuar çështjen e vizave me Demarkacionin. BE nuk duhet të harrojë se politika e zgjerimit ka qenë katalizator i proceseve transformuese, i forcimit të sigurisë dhe paqes e stabilitetit në rajon. Kjo politikë e zgjerimit duhet të vazhdojë dhe mendoj se sinjali i parë është liberalizimi i vizave të Kosovës, e cila ka plotësuar kushtet”, theksoi Meta.

Nga ana e tij, Presidenti Hashim Thaçi tha se ka diskutuar me homologun shqiptar për zhvillimet në rajon, duke e quajtur Shqipërinë një mbështetje për Kosovën. Më tej, ai shtoi se është biseduar dhe për nënshtetësinë e qytetarëve kosovarë.

“Diskutuam për zhvillimet në rajon. Shqipëria është një mbështetje për Kosovën. Diskutuam me Presidentin Meta për nënshtetësinë e qytetarëve kosovarë”, deklaroi Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar homologut shqiptar Ilir Meta që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi shqiptare në mënyrë që ata të kenë mundësi të lëvizin të lirshëm në Europë.

Meta tha se nuk është zgjidhje pavarësisht dëshirës së mirë ndërkohë që vuri theksin në zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Thaçi: Kosova e ka të qartë qëllimin dhe vizionin e vet që do të jetë pjesë e NATO-s dhe BE.

Por pasi që aktualisht BE ka sjellë një rrethanë të izolimit klasik të lëvizjes së lirë të njerëzve, unë e diskutova edhe me Presidentin se e vetmja shprese në këtë moment për qytetarët e Kosovës që të lëvizin lirshëm, që në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës tu jepet nënshtetësia qytetarëve të Kosovës, veçanërisht studentëve, biznesmenëve dhe njerëzve që kanë nevoje. Kjo është një nevojë imediate që qytetarët e Kosovës të pajisen me nënshtetësi që të lëvizin në Europë.

Thaci: Nenshtetesia shqiptare shpresa e vetme

Demarkacioni është kusht i domosdoshëm që të ndodhë liberalizimi i vizave, por nuk shoh perspektivë të Kuvendit. I lutem që duke respektuar me të drejtën për dy shtetësi tu lejojnë qytetarët e Kosovës të aplikojnë për nënshtetësi. Kjo është shpresa e vetme për të kryer lëvizjen lirshëm

Nuk eshte zgjidhja 

Pergjigjet Meta: Përgjigjja më e mirë është  ta zgjidhim së bashku. Zgjidhja nuk është të merret nënshtetësi për të gjithë, por zgjidhja është tejkalimi i këtij problemi. Shpresoj që pas zgjedhjeve të ardhshme vendore me një dialog edhe më aktiv me BE e Malin e Zi të zhbllokojë këtë cështje pasi nuk bëhet fjalë vetëm për liberalizimin e vizave

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.