Presidenti Grek flet për shembjet në Dhërmi !!

0

Greqia vazhdon të reagojë për shembjen e dy objekteve në Dhërmi, që sipas Athinës përbën shkelje të të drejtave të minoritetit.

Reagimi i radhës ka ardhur nga presidenti i republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

Duke përshëndetur në kongresin e epirotasve të diasporës, që po mbahet në qytetin e Prevezës, Pavolopoulos ka deklaruar se “të drejtat e minoritetit etnik grek duhet të respektohen absolutisht nga Shqipëria fqinje, ashtu siç u shkon për shtat qytetarëve që jetojnë në shtetin e të drejtës”.

“Sepse vetëm vendet që zbatojnë shtetin e të drejtës përmbushin kushtin elementar dhe të njimendtë për integrimin e tyre në familjen e madhe të popujve europianë”, ka shtuar Pavlopoulos.

“Greqia e mban vështrimin tek bashkëkombasit tanë dhe i garanton se ashtu siç vetë Greqia respekton dhe zbaton me përkushtim të drejtën europiane dhe ndërkombëtare, të njëjtën gjë pret edhe nga Shqipëria, përderisa kjo dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Europian”, ka theksuar presidenti i republikës greke, i rreshtuar në një linjë me deklaratën e ministrisë së jashtme, para dy ditësh.

“Shkelja provokative e të drejtës mbi pronësinë që po zbatohet nga ana e autoriteteve shqiptare, sidomos përmes shembjes së godinave që u përkasin bashkëkombasve tanë, nuk favorizon perspektivën europiane të Shqipërisë”, ka theksuar Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopoulos.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.