Presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon në Athinë një vizitë dyditore

0

Presidenti francez Emmanuel Macron po zhvillon në Athinë një vizitë dyditore, nën shoqërinë e  bashkëshortes së tij, dy ministra të kabinetit dhe një grupi prej 40 sipërmarrësish francezë.

Greqia e shikon vizitën e Macron si një mesazh besimi në lidhje me rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Në takimin me homologun e tij grek, Macron i shprehu vlerësimin për reformat e forta që ka filluar Greqia dhe i dha besim për lehtësimin e barrës së borxhit grek.

Nga Athina, Macron ka theksuar se Eurozona duhet të krijojë një buxhet të pavarur, dhe i dha krah idesë së Gjermanisë për krijimin e një Fondi Monetar Europian.

Kryeministri grek Tsipras theksoi se vizita e Macron është në një moment kur greqia po del nga kriza dhe po rimëkëmbet sëbashku me europën.

Interes të veçantë ka edhe takimi midis sipërmarrësve francezë dhe përfaqësuesve të ekonomisë greke.

Share.

About Author

Leave A Reply