Presidenti Bujar Nishani dekreton shkarkimet e 4 ministrave dhe emërimet e katër ministrave të ri të propozuar nga kryeministri Edi Rama kur na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 18 qershorit
Presidenti dekreton
-Shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, z. Saimir Tahiri dhe emërimin në vend të tij të Fatmir Xhafajt
– Sharkimin e ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj dhe emërimin në vend të tij të Ogerta Manastirliu
– Sharkimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledar Çuçi dhe emërimin në vend të tij të Eduard Shalsi.
-Sharkimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi dhe emërimin në vend të tij të Olta Xhaçka
Dje u firmosen. Sot ishte afati i fundit kushtetues
Në faqen e presidencës thuhet se dekretet janë firmosur dje, 19 mars 2017 dhe kanë hyrë në fuqi që prej ditës së djeshme pikërisht kur në një komunikim të pazakonshëm për një fundjavë Presidenti tha se kandidatura e Xhafajt për ministër të Brendshëm është e papërshtatshme, por kushtetuta nuk ia lejon presidentit ta refuzojë atë.
Kreu i shtetit Bujar Nishani shprehu rezervat e veta për ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, i kundërshtuar nga opozita si hetues në periudhën e diktaturës komuniste.
Presidenti i apeloi Kuvendin të ushtrojë të drejtën për ta refuzuar atë nisur nga disa akuza që e lidhin emrin e tij me hetimet dhe torturat në kohën e komunizmit.