Presidenca njofton për tre vende të lira pune në organet e vettingut

0

Doni të punësoheni në organet e Vettingut? Kjo është e mundur. Në faqen zyrtare të Presidencës janë publikuar vendet vakante nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për pozicionet e këshilltarëve ligjorë dhe ekonomikë.

Aplikimet për vendet vakante janë të hapura nga dita e sotme, 23 tetor, deri në datën 27 tetor. Dorëzimi i dokumenteve bëhet pranë te ish-Lidhja e Shkrimtarëve, “Rruga e Kavajës”, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.

Njoftimi i plotë i Presidencës:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, bazuar në ligjin nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe vendimit të Kuvendit nr. 93/2017, shpall vendet vakante për pozicionet e këshilltarëve ligjorë dhe ekonomikë për institucionin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, konkretisht për këshilltarë ligjorë (12) dhe këshilltarë ekonomikë (4).

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen nga data 23-27.10.2017 në një nga format e dhëna më poshtë:

Paraqitjes së aplikantëve, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë institucionit të KPK-së, në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë, zyra e protokollit, nga e Hëna-Premte, ora: 09:00-16:00.

Kërkesës me shkrim dërguar me postë zyrtare në adresën: Rruga e Kavajës, Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 27/10/2017, i cili duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar. KPK konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Kërkesë për aplikim përmes postës elektronike në adresën: [email protected]; tek institucioni i KPK-së, i cili konfirmon nëpërmjet postës elektronike marrjen e aplikimit përkatës.

Në kërkesën që paraqet, kandidati përcakton vendin vakant, për të cilin është i interesuar të aplikojë. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

jetëshkrim profesional, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;

kopje të dokumenteve të noterizuara ose të njësuara nga organi përkatës, që vërtetojnë kushtet e parashikuara në nenin 22, pika 3 (për këshilltarë ligjorë) dhe pika 4 (për këshilltarë ekonomikë) të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

presidenca

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.