Polumbarët nxjerrin trupin e të mbyturit në Osum

0

Një trup i pajetë është gjetur këtë të martë në lumin Osum. Sipas policisë viktima është Nuri Jazi, rreth 50 vjeç, nga fshati Molisht i Beratit.

Ai është pikasur në ujë nga banorë të zonës, ndërsa është dashur ndërhyrja e polumbarëve për nxjerrjen e tij. Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune çka shton dyshimet për një vetëvrasje të mundshme. Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Beratit ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.