Politikanët e Kosovës hedhin votën e tyre

0

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është nisur për të hedhur votën e tij në shkollën “Ali Sokoli” në Prishtinë, njofton Klan Kosova.

Haradinaj është parë së bashku me gruan e tij, Anita Haradinaj.

“I ftoj qytetarët që të dalin të votojnë, nga zhvillimi nga rrijta dhe kjo rritje kërkon votën e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka hedhur votën e tij në shkollën “Shkëndija” në Hajvali

I pari i LDK-së Isa Mustafa, i cili ka votuar në shkollën “Emin Duraku” në kryeqytet, ka votuar me një dokument që nuk përmendet në listën e pranuar të dokumenteve të identifikimit për votim.

Mustafa ka ofruar si mjet identifikimi kartelën identifikuese të Universitetit të Prishtinës.

Dokumentet që mund të përdoren për identifikim gjatë votimit janë letërnjoftimi i vlefshëm nga Republika e Kosovës, pasaporta e vlefshme nga Republika e Kosovës, patentë shoferi,  kartelë e personave të zhvendosur ose refugjatë e vlefshme nga Republika e Kosovës.

Zonja e parë e Kosovës, Lumnije Thaçi është parë e shoqëruar bashkë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin për të kryer obligimin e tyre qytetarë.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka hedhur votën e tij i shoqëruar nga Zonja e parë e vendit Lumnije Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi ka votuar në qendrën e votimit në ”Faik Konica” ku bashkë me ta është parë dhe djali i tyre Endriti,

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.