Policia : Spekulime dosja e arrestimit të Sotës iu çua Prokurorisë

0

Policia e Shtetit i është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me arrestimin e biznesmenit Orest Sota. Sipas bluve, akuzat për fshehjen e ngjarjes janë spekulime, ndërsa sqaron se dosja e arrestimit i është përcjellë menjëherë Prokurorisë.

Reagimi i policisë: 
“Policia e Shtetit rithekson se ka kryer detyrën dhe respektuar procedurën ligjore pikë për pikë. Pretendimet e opozitës janë spekullime politike dhe s’kanë asnjë lidhje me të vërtetën e punës së bërë nga Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit ka ndaluar në flagrancë autorin, ka mbajtur të plotë procesverbalin në vendngjarje dhe i ka përcjellë menjëherë Prokurorisë dosjen e plotë të rastit për arrestin në flagrancë.

Policia e Shtetit i siguron të gjithë qytetarët se ajo ka bërë detyrën, po bën detyrën dhe do të bëjë detyrën e saj, pa asnjë ndikim politik në luftën me krimin e organizuar, krimin ekonomik e çdo lloj tjetër kriminaliteti. Pas përmbylljes me sukses të plotë të luftës për çrrënjosjen e kanabisit nga territori i vendit, Policia e Shtetit ka hyrë në fazën e dytë të kësaj lufte, e cila do të përshkallëzohet javë pas jave.

Edhe arrestimi sot i një rrjeti trafikantësh në Tiranë e tregon qartë vullnetin e Policisë së Shtetit, për të goditur rrjetet dhe elementet kriminale që janë përfshirë në trafiqe, si edhe sekuestruar asetet financiare të përfituara nga aktiviteti kriminal”.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.