Policia rraporton 39 persona të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit

0

Policia e Shtetit në të gjithë vendin ka vijuar zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin uniformat blu janë funksionuar në pika kontrolli të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 39 Personave.

Njoftimi i policisë:

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 15 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

1 person për Narkotikët

9 persona në kërkim.

1 persona për veprën penale “Vjedhja”

2 persona për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijëve”

1 person për OSHEE

1 person për veprën penale “Përndjekja”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

1 person për veprën penale “Shpërdorim detyre”

1 person për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”

3 persona për veprën penale “Ndërtim pa leje”

3 persona për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Janë sekuestruar:

Rreth 2.2 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sativa, bimë e dyshuar Cannabis Sativa.

1 cigare me lëndë narkotike  e dyshuar Kokainë,

1 pushkë me qytë druri.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 68 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

Dibër, policia finalizon me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “Shpërndarësi”

Operacioni nga Komisariati i Policisë Dibër në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. dhe me  Prokurorinë.

Kultivonte bimë narkotike dhe lëndën narkotike e shpërndante në doza të vogla në lokale nate e në ambiente përreth shkollave.

Sekuestrohet një sasi prej rreth 400 gram lëndë e thatë e dyshuar narkotike, si dhe një  bimë narkotike e kultivuar në oborrin e banesës.

Sekuestrohet dhe një sasi e konsiderueshme qesesh farmaceutike që përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike ne doza te vogla.

Kapet dhe ndalohet 22-vjeçari, i shpallur në kërkim prej disa ditësh, i dyshuar si autor i kultivimit  dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.
Policia e Vlorës, Vijon punë për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional ”Vjeshtë 2017” 17 në vlore

Sekuestrohet një mjet lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro!

Në vijim të punës për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin-Operacional “Vjeshtë 2017”, me qëllim sekuestrimin e aseteve të ndryshme të cilat rezultojnë të përfituara në mënyrë të paligjshme, më datë 16.10.2017, prej Specialistëve të Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të veprimeve të para hetimore është bërë i mundur sekuestrimi i një mjeti lundrues tip gomone me vlerë 150.000 Euro.

Durrës, Vijon Operacioni ”Vjeshtë 2017”.

Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar ndalojnë dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në ngarkim të tyre drejtësia Italiane ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale ”Vrasja” dhe”Trafikimi i narkotikëve”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të zbatimit të Plan-Operacionit ”Vjeshtë 2017” kanë ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimi drejt shtetit Italian.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.