Policia ndalon katër persona që u grabisnin nga duart celularët kalimtarëve tek liqeni

0

Policia ka goditur një bandë që përbëhej nga katër persona, tre prej tyre të mitur, të cilët dhunonin njerëzit te Liqeni Artificial duke u marrë telefonat celularë.

Ata vepronin në orët e vona të mbrëmjes duke grabitur dhe u larguar me shpejtësi në errësirë, ndërsa grupi hetimor ka zbardhur 4 raste pas denoncimeve.

Të arrestuarit janë: E. Gj. 15 vjeç, K. H. 17 vjeç, E.M. 16 vjeç dhe A. Gj. 18 vjeç, të gjithë banues në Tiranë

Pas arrestimit atyre u janë gjetur dhe sekuestruar; Një “IPhone 7”, “Samsung S 5”, “Samsung S 7 EG”, 15 gramë kanabis, një krehër pistolete pa fishekë dhe një kaçavidë.

Grabitjet që janë kryer nga banda
Shtetasve të sipërpërmendur, iu është arritur t’i dokumentohet me prova ligjore se janë autorë të ngjarjeve të ndodhura më:

– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “IPhone 7”, shtetasit L. R.

– 08.10.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung S5”, shtetasit K. Gj.

– 10.09.2017 , kanë vjedhur me dhunë, aparatet telefonik të markave “Samsung S7 EG” dhe “IPhone 5S”, shtetasve T. H. dhe R. C.

– 14.06.2017, kanë vjedhur me dhunë, aparatin telefonik të markës “Samsung Galaxy S6”, shtetases E. G.

Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale të:

– Një “IPhone 7”, në pronësi të shtetasit L. R.

– Një “Samsung S 5”, në pronësi të shtetasit K. Gj.

– Një “Samsung S 7 EG”, në pronësi të shtetasit T. H.

– 15 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

– Një krehër pistolete pa fishekë.

– Një kaçavidë me ngjyrë blu të cilën e përdornin për të bërë vjedhjet.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale, ‘’Vjedhje me dhunë”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhim dhe mbajtje e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 193-25 dhe 283 të Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.