Policia ndalon autorin e dy ngjarjeve të shkatërrimit të pronës me eksploziv të ndodhura me 2014 dhe 2015

0
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Deja Vu”, ku ka zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore autorësine e dy ngjarjeve të vjetra të shkatërrimit të pronës me eksploziv, ngjarje këto të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015.

Policia ben me dije se ka arrestuar 41- vjeçarin Eduart Dushku, si autor i dy ngjarjeve.

Njoftimi i policise

Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05.09.2017 në kuadër të operacionit “Deja Vu”, ndaluan shtetasin : – Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :

– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMW”, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.

– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale ” Shkatërrim prone me zjarr ” dhe ” Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.

 

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.