Policia ka asgjësuar 473 bimë kanabis në njësinë administrative Zejmen

0

Nga një aksion të policisë së Shkodrës në bashkëpunim me policinë e Lezhës, si dhe të mbështetur nga FNSH, kanë asgjësuar 473 bimë kanabis në njësinë administrative Zejmen.

Policia bën me dije se janë arrestuar Fatmir Nikolli 32 vjeç dhe Prekë Gjergji 26 vjeç, kultivues të bimëve narkotike. Gjithashtu në kontrollin e ushtruar pranë parcelës ku po kultivohej kanabis, është gjetur edhe një sasi prej 50 kilogramësh lëndë narkotike e ndarë ne dy thasë si dhe një armë zjarri automatike.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:
Sot në orët para të mëngjesit, strukturat e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pukë dhe Repartin FNSH Shkodër në bazë të Planit Operacional për kontrollin e territorit dhe informacioneve policore arrestoi në flagrancë 2 shtetasit:

– Fatmir Nikolli, 32 vjeç, banues në Markatomaj, Njësia Administrative Zejmen, Lezhë
– Preng Gjergji, 26 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e fshatit Gjegjan u konstatuan të kultivuara 473 bimë narkotike të dyshuara kanabis sativa. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies. Në afërsi të parcelës së mbjellë u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në proces tharje, disa bimë të tjera të dyshuara kanabis, bashkë me 2 thasë me peshë totale 50 kg lëndë narkotike.

Gjithashtu, forcat policore gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Pukë për veprat penale, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga ana e shërbimeve policore po punohet për zbardhjen e plotë dhe hetimin e gjithanshëm të kësaj veprimtarie kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Shtetit po vijon punën për kontrollin e territorit, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, e në këtë kuadër fton edhe qytetarët të telefonojnë në numrin 112 dhe 129 kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Pukë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.