Policia e shtetit ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete në disa qyteteve në vend

0

Në kuadër të operacionit për sekuestrimin e pasurive të vendosura nga burime të jashtëligjshme, policia e shtetit ka sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete në disa qyteteve në vend.

Në Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat janë sekuestruar 9 njësi tregtare, 8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2, 1 vilë tre-katshe dhe 15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).

Operacioni për sekuestrimin e pasurive të vendosura me veprimtari të paligjshme, sipas policisë nisi pas zhdukjes së kultivimit të kanabisit.

Pasuritë kriminale llogariten deri në 50 milionë euro sipas një raporti pak ditë më parë nga Ministria e Brendshme.

Njoftimi i plotë i policisë
Pasuri me burim të dyshimtë kriminal/Policia sekuestron vila, njësi tregëtare dhe automjete

Bazuar në planin e masave operacional ”Vjeshtë 2017”, të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për forcimin e masave për goditjen e grupeve kriminale dhe identifikimin, gjetjen, kapjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi të aseteve kriminale, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurise publike, 12 Drejtoritë Vendore të Policisë kanë marrë masa të posaçme opracionale.

Drejtoritë Vendore po punojnë për identifikimin e të gjithë personave për të cilët ka të dhëna se kanë ushtruar dhe ushtrojne aktivitet kriminal, janë shqetësues për komunitetin dhe disponojnë, ekspozojnë, administrojnë dhe përdorin pasuri të lidhura me veprimtarinë kriminale apo që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe më pas në bashkëpunim me Prokuroritë, Gjykatat e rretheve gjyqësore dhe Gjykatën për Krimet e Rënda me qëllim sekuestrimin, konfiskimin e pasurive kriminale.

Si rezultat i veprimeve të deritanishme, nga strukturat vendore të Policisë në Drejtoritë e Policive Tiranë, Vlorë, Lezhë dhe Berat, rezulton se:

– Janë referuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda disa raste për procedim pasuror në ngarkim të personave të dyshuar për aktivitet kriminal ne fushën e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

– Janë evidentuar si pasuri të dyshuara si janë krijuar, rrjedhin apo lidhen me veprimtarinë kriminale, apo që lidhen me to dhe që nuk justifikohen me burime të ligjshme dhe përcjellë Prokurorisë për hetime të mëtejshme në lidhje me origjinën e tyre pasuritë:

•             9 njësi tregëtare

•             8 banesa apartamente në sipërfaqe totale 678 m2.

•             1 vilë trekatshe

•             15 automjete luksoze (me vlera monetare të konsiderueshme).

Vijon puna në të gjithë territorin e vendit për këtë qëllim.

Share.

About Author

Leave A Reply