Policia e Kosovës ka vënë në pranga të riun kuksian me 65 kg kanabis në makinë

0

Policia e Kosovës ka vënë në pranga të riun kuksian me iniciale M.M, 29 vjeç. Sipas policisë së Kosovës, arrestimi i tij  është bërë pasi i është gjetur në makinën e tij  një sasi prej  65 kilogramë marijuanë.

Arrestimi i të riut është bërë në dalje të autostradës  “Arben Xhaferi” në Prishtinë.Droga ishte e ndarë në katër pako të mëdha, ndërsa policia e Kosovës ka sekuestruar makinën dhe dy telefona celular.

Sakaq, ende nuk ka ka të dhëna sa i përket origjinës dhe destinacionit në të cilën do të dërgohej sasia e marijuanës. Arrtestimi i tij është bërë në mëngjesin e sotëm në bashkëpunim mes policisë dhe grupeve speciale kundër lëndëve narkotike.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për të identifikur origjinën e lëndës narkotike, ndërsa i riu është shoqëruar në komisariatin e Prishtinës për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.