Policia dhe Krimet e Rënda  aksion në zonat e Vlorës për arrestimin e Florian Habilajt

0

Policia dhe Krimet e Rënda  aksion në zonat e Vlorës për arrestimin e Florian Habilajt dhe të kërkuarve të tjerë.Në mbështetje të këtij opeacioni janë dhe Forcat DELTA dhe Policia e Vlorës.

Mësohet se nnë bazë të dhënave, Florian Habilaj nuk është larguar jashtë vendit. Operacionin antidrogë vijon në  fshatrat Velçë dhe Drashovicë.

Nga të dhënat e para  dyshohet se këto fshatra janë baza e Habilajve.

Policia ka arrestuar  Nazer Seitin, i cili rezulton të jetë i kërkuar nga Prokuroria e Katanais, ndërkohë është shpallur në kërkim një person, i cili thirrej me nofkën “Lolo”, kjo nofkë sipas dosjes së përgjimeve i korespondon

Florian Habilajt.

Ndërkaq sipas të dhënave thuhet se është lokalizuar vendi ku ndodhej Florian Habilaj,  ndërsa pritet ndërhyrja për të bërë të mundur arrestimi i tij.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.