Pogradec : Ndalohen dy vëllezër që kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë

0

Dy vëllezër kanë rënë në pranga, pasi akuzohen për kundërshtim të policëve gjatë kryerjes së detyrës. Në pranga kanë rënë shtetasit Roland Durbaku, 49 vjeç, dhe Ilir Durbaku, 43 vjeç, (vëllezër), të dy banues në fshatin Radokal-Pogradec.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 29.10.2017, në lagjen nr 1 në Pogradec, këta shtetas kanë penguar dhe kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë kryerjes së detyrës të tyre për kontrollin e një mjeti tip furgon me të cilin këta të fundit po udhëtonin, gjithashtu edhe gjatë shoqërimit për në Komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.