Planifikohet në buxhet blerja e pajisjeve sekrete përgjimi në luftën kundër drogës

0

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë se buxheti për institucionin që ai drejton do të jetë 21 miliardë lekë.

Xhafaj deklaroi se në buxhet është planifikuar blerje e pajisjeve sekrete përgjimi në luftën kundër drogës që do të ndërmarrë Task Forca. Ai shpjegoi edhe shpërndarjen e fondeve në investimet e tjera që planifikohen që të bëhen, ndërsa nuk parashikohet rritje pagash për policët.

Në komision nuk munguan edhe debatet me deputetët e opozitës, PD dhe LSI për situatën e drogës, krimit dhe ngjarjen e fundit në Elbasan.

Janë rreth 21 miliardë lekë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë në Ministrinë e BrendshmeBuxheti ka një rritje me 8.4% krahasuar me vitin 2017. Investimet janë në tre fusha: për policinë 103%, garda dyfishim, DPCB dyfish buxheti.

Investimet 47% në luftën kundër krimit te organizuar. 22% rritjes së standardit të shërbimit ndaj qytetareve. 31% për formimin e kapaciteteve të personelit. Agjencitë partnere na kanë dhënë buxhet shtese, SHBA dhe BE.

Shumë shpejt ata do ta bëjnë publike këtë mbështetje ndaj nesh. Buxhet në luftën ndaj drogës: Pajisje sekrete që nuk i përmend dot. Pajisje për policinë kriminale e shkencore. Do të shtojmë serverat. Do të blejmë motorë lundrues për drejtoritë kufitare bregdetare” deklaroi ai.

Pjerin Ndreu: Përgëzoj rezultatet e ministrisë në drejtimin e e Xhafajt me operacione pikante në luftën kundër drogës dhe krimit. Na jep shpresë për seriozitet në rritje në luftën kundër krimit

Xhafaj: 63 mln lekë do të përdoren për blerje. 80% e këtij fondi për pajisje përgjimi. 20% për zyra

Ervin Salianji: A ju rrit buxheti ngaqë gjendja është shumë e rëndë, krim, kanabis, drogë dhe shteti në funksion të drogës? A ka rritje pagash për policët? Vetëm Saimir Tahiri fitonte 5 mln euro në muaj. SHCBA nuk ka cuar përpara ligjit asnjë drejtues të lartë në burg si i implikuar në trafikun e droges.

Xhafaj: Me këtë buxhet përballojmë shumë mirë përgjegjësitë tona. Nuk është parashikuar ndonjë rritje e vecante për policët. Pagë e vecantë për oficeret që do te angazhohen drejtpërdrejtë në Task Forcen “Forca e ligjit”. Si modeli i Byrosë së hetimit.

Do të ketë shtesë punonjësish në SHCBA. Na duhet dinamikë në këtë drejtim. Janë 14 punonjës policie që SHCBA i ka larguat nga sistemi. Kjo shifër nuk na bën të ndihemi mire. Ne 1 janar nis vettingu në polici. Aktualisht janë akomoduar ekspertët e FBI, do vijnë edhe të tjerë, ka filluar punë edhe eksperti nga Gjermania, presim dy nga Italia. I bashkohen Task Forcës qendrore dhe ne 12 drejtoritë rajonale

Xhafaj: Lidhur me tenderin e uniformave edhe unë jam i shqetësuar, që ai tender dështoi. Për këtë arsye i kam kërkuar  auditit të ministrisë që ta investigojë dhe ndërkohë nuk e kam anuluar unë atë tender, sepse nuk është në kompetencën time, por e ka vendosur KPP, kurse unë kam shfuqizuar një akt që kishte të bëntë lidhur me këto shoqëritë e sigurimit fizik, të cilin e kisha firmosur vetë, ditën e fundit që jam larguar si minstër. Gjatë kohës që u largova, kupova që kisha bërë një gabim për të, reflektova dhe ndër aktet e para kam shfuqizuar një akt që kam formosur vetë në shenjë reflektimi personal për një gjë që nuk kisha pasur mundësinë ta shihja plotësisht që të ishte në përputhje me ligjet dhe standardet me të mira. Kam ngritur një grup pune që këtë akt ta ripunoj, ta konsultoj dhe ta sjell në standardet më të mira. Qëllon që edhe ne të gabojmë, është shumë e rëndësishme të refletojmë. 

Xhafaj: Nuk do të ketë më gjobë të mbushur me dorë nga polici, por të jetë elektronike që të mos ketë mundësi abuzimi nga policia rrugore. Këtë nuk e kemi parashikuar në buxhet, jemi në diskutim me disa agjenci që duan të ndihmojnë përmes donacioneve, mes të cilëve vodafone. Kemi plan me qeverinë austriake për radarë dhe kamera në cdo rruge të vendit

Flamur Noka: Kam disa pyteje. Pse nuk eshte sot Haki Çako ketu? Policia që ju drejtoni, a është policia që duam? Para disa ditësh u hoq një mini jaht pasi plasi skandali i Tahirit. I kujt ishte? A mund të na bëni një koment për fshehjen nga policia të skandalit të Elbasanit? Ju do merrni patente skafi se qeveria e rilindjes e ka bere tradite?

Xhafaj: Unë jam këtu për të mbrojtur buxhetin dhe jo për t’u mbrojtur nga policët. Unë nuk drejtoj policinë, drejtohet nga drejtori i përgjithshëm. Unë jam ministër i Brendshëm. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion sa kohë janë informacione policore. Vetëm kur kërkohet të më jepet për shkak të detyrës. Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Lidhur me shqetësimin e politikës ka ngarkuar SHÇKB të hetojë për përgjegjësitë që kanë policët në këtë detyrë. Ajo që dua të bëj me dije është që gjithçka ka ndodhur është e regjistruar dhe i është paraqitur prokurorisë. Pak orë më vonë, çështja është filluar nga prokuroria dhe përgjegjëse është prokuroria. Ajo përcakton nëse ka shkelje nga policët në këtë ngjarje. 

Endrit Braimllari: Kur do e shkarkoni Drejtorin e Pergjithshem te Policise? Ai mban pergjegjesi per situaten ne vend. Jane shkarkuar vartes te Drejtorit te Pergjithshem, ndersa ai nuk mban asnje pergjegjesi. Si e ploteson buxheti juaj nevojat e Policise se Shtetit me qellim qe oficere te larte te policise te mos flene neper pronat e trafikanteve ne qarqe te ndryshme te vendit?

Xhafaj: Nuk shkarkoj drejtorin e policisë se do një parti politike

Noka: A mund të na bëni një koment rreth fshehjes nga ana e policisë së shtetit të skandalit të Elbasanit?

Xhafaj: Policia e Shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. Nisur nga shqetësimet, përfshirë edhe ato të politikës unë kam ngarkuar Shërbimet e Kontrollit të Brendshme të hetojë për përgjegjësitë që kanë punonjësit e policisë.

Duke folur për task forcën kundër krimit, ministri i Brendshëm tha se ajo asistohet nga ekspertë të FBI dhe policive partnere evropiane. Për efektivet që do të jenë në këtë strukturë, Xhafaj tha se buxheti parashikon një trajtim ndryshe të pagave të tyre.

Xhafaj: Këtu do të ketë një trajtim të veçantë, e ngjashme me modelin që do të përdoret më pas me Byronë Kombëtare të Hetimit. Është motivuese për njerëzit që do të jenë në vijën e parë kundër grupeve kriminale.

Në përgjigje të akuzave të opozitës, Xhafaj dha edhe arsyet pse nuk shkarkon drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit.

Xhafaj: Unë nuk mund të kërkoj të shkarkohet drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pse ka shqetësime një forcë politike.

Opozita shpërtheu në akuzua ndaj policisë së shtetit duke theksuar se kupola drejtuese është e zhytur në krim.

Noka: Nuk është folur kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi që punonjës policie që të ndihmojnë trafikantët të mbushin skafet me drogë. 

Por Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, tha se policia po kthehet në institucionin më të besueshëm për qytetarët ndërsa gishtin e akuzës e drejtoi te sistemi i drejtësisë.

Xhafaj: Ajo që ka munguar dhe vazhdon të mungojë është fakti se shpesh herë këto grupe kriminale kanë pasur goditjen e policisë por kanë marrë nga ana tjetër mbështetjen e drejtësisë dhe kjo është shqetësuese. Në ditët në vijim ne do të nxjerrim të dhënat dhe fakte që provojnë këtë. 

ËSHTJA “FORTESA 2”

Gjykata e Maqedonisë dënon me 18 muaj burg Goran Grujovski

Alba Kekezi, Gazetare

Grujovski akuzohet për shkatërrim të materialeve zyrtare

I akuzuari që ndodhet në burg në Selanik, do të ekstradohet

Koka: Dënohet me 1 vit e 6 muaj burg ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim. Gjykata Penale e Maqedonisë ka shpallur vendimin për të akuzuarin e rastit “Fortesa 2”, Goran Grujevski. Ish zyrtari akuzohet për shpërdorim të pushtetit dhe shkatërrimin paisjës të mijëra dosjeve zyrtare që kishin të bënin me përgjimin illegal.

Gjyakata Penale në Maqedoni ka shpallur vendimin “1 vit e gjashtë muaj burg” për të akuzuarin e çështjes “Fortesa 2”. Gjykata vërtetoi akuzat e ngritura ndaj Grujevskit në mungesë, për organizim dhe shkatërrim të paisjes që regjistronte përgjimet ilegale. Pasi Grujovski dha urdhër në mënyrë të paligjëshme për formimin e një komisioni që të shkatërronin materialin, 6 bashkëpunëtore të tij u dënuan fillimisht me 6 muaj burg, vendim i cili u shndërrua në lirim me kusht.

Gjykatësja Lidija Petrovska, deklaroi gjatë procesit gjyqësor se i pandehuri ka abuzuar, duke keqpërdorur autoritetin dhe pushtetin e tij për të shkatërruar materialet zyrare dhe ka braktisur vendin duke iu larguar drejtësisë. Megjithatë gjykata ka vendosur masa lehtësuese në marrjen e vendimit, pasi Grujevski nuk ka pasur kurrë më parë një dosje penale dhe është një person familjar me fëmijë. Vendimi lehtësues u dha edhe pse prokurorja Lençe Ristoska kërkoi nga gjykat dënim të ashpër për autorët, që sipas saj kishin kryer një vepër penale në mënyrën më të turpshme e të pacipë, duke shfrytëzuar pushtetin.

I akuzuari dhe një nga bashkëpuntorët e tij Nikolla Boshkovsi, pas një arratisjeje 4 mujore në Greqi, ndodhen në paraburgim në Selanik. Një nga autoritetet zyrtare greke tha se ekstradimi i tyre në vendlindje, me shume gjasa mund të bëhet në fund të këtij muaji.

Pjesë nga diskutimet: 

Flamur Noka: Përgjithësisht është traditë këtu që kur ministri i Brendshëm prezanton buxhetin shoqërohet nga titullari i policisë. Sot Haki Çako mungon. Kjo ndodh sepse 70% të buxhetit zë policia e shteti. Kjo mungon, por arsyet i dini ju. Unë do tju bëj një pyetje, policia që ju sot drejtoni a është policia që duam?

E dyta, para disa ditësh në Portin e Durrësit u hoq një minijaht, pas skandalit Tahiri, ju keni dijeni  i kujt ishte ky jaht dhe pse qëndronte prej kohësh në territorin e administria nga policia kufitare në Portin e Durrësit?

E treta, a mund të na bëni një koment rreth fshehjes nga ana e policisë së shtetit të skandalit të Elbasanit, ku nuk iu ndalua një makine post bllokut të policisë në të cilin ishin dy persona, dhe pastaj kur policia e burgu ndërhyri rezultoi se u gjet vetëm një person që drejtonte makinën pa patentë dhe rezultonte një çantë grash ku ishin 863 mijë euro dhe 3 patenta për skaf. Ju do të merrni patentë për skaf, se siduket ministira e Brendshme e ka bërë traditë në qeverinë e Rilindjes?

 

Fatmir Xhafaj: Çako dhe çdo punonjës i policisë nuk është gjykuar e arsyeshme të jetë këtu sepse paraqitja dhe mbrojtja e buxhetit është pjesë e përgjigjesisë sime politike, kushtetuese dhe ligjore. Unë jam këtu jo për tu mborjtur nga policët, por për të mbrojtur buxhetin e shtetit dhe jam këtu për të marrë përgjegjësitë sa më takon mua si ministër i Brendshëm. 

Kur më thoni që policia që ju sot drejtoni, unë nuk drejtoj policinë. Policia drejtohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Unë jam ministri i Brendshëm dhe ligji më ka përcaktuar kufi, në raport me policinë. Unë nuk kontrolloj territoret e porteve dhe nuk marr informacion çfarë ndodh në territoret e porteve sa kohë që ato janë infromacione policore. Vetëm një gjë kur më kërkohet të më jepet për shkak të detyrës. 

Nëse ka një gjë të kësaj natyre dhe çfarëdo lloj gjeje policia e shtetit konform detyrimeve që ka, që i burojnë nga ligji për policinë e shtetit duhet të ushtrojë detyrat e saj, nëse kjo ndodh përmes Shërbimet të Çështjeve të Brendshme unë ushtroj përgjegjsitë që me jep ligji. 

Lidhur me ngjarjen e Elbasanit, drejtori i qarkut Elbasan e ka bërë të qartë publikisht rolin e policisë dhe kryerjen e detyrave nga ana e policisë në këtë çështje, policia e shtetit ka bërë detyrën konform ligjit. 

Nisur nga shqetësimet, përfshirë edhe ato të politikës unë kam ngarkuar Shërbimet e KOntrollit të Brendshme  ta hetojë për përgjegjsitë që kanë punonjësit e policisë. 

Ajo që dua të bëj me dije është fakti që  gjithçka cfarë ka ndodhur është e regjistruar konform procedurave ligjore dhe i është paraqitur në kohë shumë të shkurtër Prokurorisë së rrethit Elbasan,  dhe pak orë më vonë çështja është filluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe nga ai moment përgjegjës për atë është një institucion prokuroria e Republikës dhe në rastin konkret Prokuroria Elbasan, apo Prokuroria e Krimeve të Eënda. Ajo përcakon nëse ka aapo nuk ka vepër penale dhe nëse ka apo nuk ka shkelje nga punonjësit e policisë.  

Unë nuk e kam këtë tagër që të tjekaloj komptencat e policisë dhe aq më tepër atë të Prokurorisë. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.