Pezullohet polici i burgjeve që plagosi qytetarin tek Pazari i Ri

0

Polici iShërbimit të Kontrollit të Burgjeve, Kleant Musabelliu, është pezulluar nga detyra, pasi mbërëmjen e së hënës plagosi biznesmenin Pëllumb Gjoka.

Kreu i SHKB-së Denion Merdani ka firmosur pezullimin, ndërkohë që i është kërkuar Ministrisë së Drejtësisë shkarkimi i 43-vjeçarit.

Kleant Musabelliu u takua me biznesmenin Pëllumb Gjoka mbremjen e djeshme, për tu sqaruar në lidhje me një konflikt që kishin patur dy djemtë e tyre.

Në zënkë e sipër Kleant Musabelliu nxorri armën e shërbimit dhe qëlloi biznesmenin me një plumb në këmbë, duke e lënë atë të plagosur.

Më pas Polici i burgjeve Kleant Musabelloi tentoi të largohet, por është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.

Ndërkohë biznesmeni Pëllumb Gjoka është jashtë rrezikut për jetën.

E gjithë ngjarja ndodhi pranë zonës së Pazarit të Ri.

Në dëshminë tij dhënë para policisë, biznesmeni ka mohuar të ketë konflikte të tjera me policin e burgjeve dhe sipas tij gjithccka nisi në momentin kur u takuan për të sqaruar zënkën mes djemeve të tyre.

Ndërkohë polici I SHKB Kleant Musabelliu është shfaqur I penduar para Policisë, duke e quajtur ngjarjen aksidentale.

43-vjeçari do të akuzohet për plagosje me dashje dhe shpërdorim detyre, vepra penale që parashikojnë dënim duke filluar nga 10 vite burg.

Share.

About Author

Leave A Reply