Personalitetet e përfshira në “Paradise papers”

0

Apple, Bono, mbretëresha e Anglisë… Disa personalitete dhe grupe të mëdha janë prekur nga hetimi i “Paradise papers” mbi praktikat e optimizimit fiskal në shkallë botërore.

Të akuzuarit hedhin poshtë çdo parregullsi dhe konfirmojnë se kanë përdorur operacione ligjore.

Personalitetet politike

Mbretëresha Elizabeth II dispononte, nëpërmjet “Duche de Lancaster”, fushë private e sovranes dhe burim të ardhurash, dhjetëra milionë stërlina të ardhura në fonde në ishujt Kajman dhe Bermudas.

Këto fonde të vendosura në parajsa fiskale janë investuar në shoqëri të shumta, përfshirë Brighthouse, një kompani britanike akuzuar për përfitime nga të varfërit nëpërmjet rimbursimeve me përqindje abuzive interesi, sipas zbulimeve të Konsorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve Investigativ.

Djali i saj, princi Charles kishte bërë fushatë që disa marrëveshje për ndryshimin klimatik të modifikoheshin, pa zbuluar që “Duche de Cornouailles”, një prej burimeve të të ardhurave, do të investonte në një shoqëri me qendër në Bermudas, që do të përfitonte nga propozimet e avancuara nga trashëgimtari i kurorës britanike.

Sekretari amerikan i Shtetit për Tregtinë, Wilbur Ross do të kontrollonte 31 për qind të një shoqërie për transport detar “Navigator Holdings”, nëpërmjet shoqërive offshore. Një prej klientëve kryesorë të kësaj kompanie është sipas ICIJ-së një shoqëri ruse gazi “Sibur”, kontrolluar nga të afërmit e presidentit Putin, mes të cilëve një oligark i sanksionuar nga Uashingtoni pas aneksimit të Krimesë.

Në Kanada, miliarderi Stephen Bronfman, mik i kryeministrit, Justin Trudeau dhe drejtues i partisë së tij gjatë fushatës zgjedhore në vitin 2015, kishte vendosur 52 milionë euro në një shoqëri offshore në ishujt Kajman.

Në Brazil, ministrat e Ekonomisë dhe Bujqësisë, Henrique Meirelles dhe Blairo Maggi, janë përballur me citimin e emrave të tyre në shoqëritë offshore në parajsat fiskale.

 Të famshmit

Këngëtari Bono është sipas një hetimi të “Paradise papers” aksioner i një kompanie malteze që kishte investuar në një qendër tregtare lituaneze, nëpërmjet një kompanie lituaneze që kishte praktikuar teknika të optimizimit fiskal të paligjshëm.

Kampioni botëror katër herë i Formule 1, britaniku Lewis Hamilton, kishte përdorur një shoqëri offshore në ishullin Man për të shmangur TVSH gjatë blerjes së një avioni privat prej më shumë se 18 milionë eurosh, sipas “Guardian”.

Këngëtarja amerikane Madonna kishte investuar, sipas “Radio France”, në një shoqëri duke përfituar nga taksat mbi të ardhurat pothuajse inekzistente. Sipas “New York Times”, ylli i muzikës kishte pjesë në një kompani të pajisjeve mjekësore.

Këngëtarja kolumbiane Shakira, që jeton në Barcelone, do të vendosej në Bahamas për shkaqe fiskale dhe do të transferonte në Maltë dhe Luksemburg të drejtat e autorit, rreth 31,6 milionë euro, sipas “Le Monde”.

Grupet e mëdha

Filialet e Apple-t në Irlandë kanë përfituar nga një vakum në ligjin fiskal irlandez, që iu ka mundësuar kohë për të mos paguar asnjë taksë në botë, sipas ICIJ-së.

Grupi me siglën e mollës u zhvendos menjëherë në Jersey shkalla tatimore për kompanitë është zero.

Nike ka përdorur një sërë montazhesh në Holandë dhe në Bermudas për t’i shpëtuar pagesës së disa miliardë euro taksa.

Kompania VTC Uber, apo prodhuesi i Botox, laboratori farmaceutik Allergan, ka përdorur montazhe të ngjashme.

“Paradise papers” kanë zbuluar gjithashtu se kompani ruse, të afërta me Kremlinin, kishin investuar qindra milionë dollarë në Twitter dhe Facebook.

Gjigantët e internetit janë aktualisht nën zjarrin e kritikave, veçanërisht në Kongresin amerikan, mbi përdorimin e platformave të tyre në përhapjen e zërave ruse gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit 2016./ATA/AFP

Share.

About Author

Leave A Reply