Përmet : Goditen dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

0

Policia e Këlcyrës ka goditur dy raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, duke sekuestruar 54 kg drogë dhe një armë gjahu pa leje. Gjatë aksionit, kanë rënë në pranga dy poseduesit e lëndës narkotike, shtetasit Theofan Tito dhe Manol Qorri.

Uniformat blu sqarojnë se nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Theofan Tito, nga shërbimet e policisë u gjetën tre thasë plasmasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, pesha e të cilëve rezultoi 38 kg. .

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Manol Qorri, në një fuçi plastike u gjetën 16 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, si dhe 13 fishekë dhe një armë gjahu (çifte), të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.

Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Theofan Tito, 57 vjeç, banues në fshatin Malshovë, Këlcyrë. ( i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje”. Manol Qorri, 73 vjeç, banues në Malshovë, Këlcyrë.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.

droga kelcyre

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.