Përmbytjet, Rama dhe Lu në Frakull: Kemi bërë inventarin e dëmeve për kompensim

0

Kryeministri Edi Rama dhe Ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu ishin në Frakull të Fierit, ku inspektuan një serë luleshtrydheje që u dëmtua rëndë nga përmbytjet e para një viti.

Kryeministri tha se mbështetja dhe kompensimi për fermerët e dëmtuar si nga qeveria dhe USAID nuk do të mungojë, ndërsa prodhimin e luleshtrydhes e cilësoi model ekselence.

Edi Rama: “Ardhjen në ndihmë të njerëzve të dëmtuar nga përmbytjet zë për zë që nga dëmet në shtëpi, dëmet që kishin nevojë për përgjigje imediate dhe ne ju dhamë përgjigje immediate. Nuk ka thjesht zëvendësuar serat e reja me të vjetra por është krijuar një model ekselence për prodhimin dhe janë ofruar në vazhdimësi trajnime”.

Ambasadori amerikan Donald Lu tha se situata pas përmbytjeve është përmirësuar ndërsa u kërkoi bashkive të financojnë më shumë në bujqësi.

Donald Lu: “Unë nuk isha optimist se mund të gjenim fonde për këtë. Kërkuam nëpërmjet burimeve tona ushtarake dhe civile. Për mundësi i bëjmë thirrje qeverisë t’ju japë jo vetëm autoritetin por edhe burime teknike dhe monetare bashkive”.

Kryeministri Rama ka bashkëbiseduar me fermerët që i kanë kërkuar heqjen e akcizës së materialit të ambalazhimit të luleshtrydhes.

Më pas Rama është ndalur edhe në Fier ku pa nga afër punimet për thellimin e shtratit të lumit Gjanica.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.