Përleshje fizike në Graçanicë, dy arrestime në Kllokot

0

Demokracia në Veprim e cila po i monitoron zgjedhjet lokale ka njoftuar se në shkollën “Kralj Milutin” në Komunën e Graçanicës, gjatë procesit të votimit ka ndodhur një përleshje fizike në mes të disa votuesve, për çka ka ndërhyrë policia duke i shoqëruar në stacion policor këta votues.

Ky incident nuk ka ndikuar në pengimin e procesit të votimit dhe mund të cilësohet si incident i izoluar.

Sipas DnV, një rast tjetër ka ndodhur edhe në Qendrën e votimit “Sveti Sava” në Kllokot kur në anëtar nga radhët e Listës Serbe është arrestuar nga policia për shkak se para qendrës së votimit ka tentuar të ndikoj tek votuesit duke i orientuar se kë ta votojnë.

Po ashtu në këtë qendër të votimit, policia ka arrestuar edhe një komisioner nga radhët e Gradanska Iniciativa për shkak se qëllimshëm ka dëmtuar kutinë e votimit duke e goditur atë

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.