Përditësimet e Windows 10 mund të shtyhen

0

Microsoft do të ndihmojë përdoruesit e Windows 10 të zjgedhin vetë se kur duhet të instalohen përditësimet e sigurisë, dhe jo ti detyrojnë ata.

Përdoruesit janë ankuar shpesh se këto përditësime, që aktualisht nuk mund të shtyhen, janë shkatërruese. Kështu që njerëzit që përdoren pajisjet Windows 10 do të jenë të aftë të skedulojnë një përditësim deri në tre ditë nga marrja e njoftimit, thotë kompania në një blog. Megjithatë ekspertët thonë se vonesa në përditësimet e sigurisë është e rrezikshme.

Klientët e Apple munden aktualisht të shtyjnë përditësimet e Mac Operating System, ose ti programojnë që të instalohen gjatë natës, pasi përfshin dhe një ristartim të telefonit.

“Ndryshimet e Windows, pjesë e projektit të quajtur Creators Update, vjen si përgjigje e ankesave për ristartim të detyrueshëm të telefonit”, thotë John Cable, drejtori i menaxhimit të programeve në Microsoft.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.