PDSH-së për gjuhën shqipe, 2 pikat kyçe !

0

Agjensia e Lajmeve Ina në Maqedoni ka publikuar dispozitat e PDSH, propozime që synojnë  barazinë mes gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare të Maqedoni.

Kujtojmë se një ditë më parë iu hap drita jeshile, faktit që shqipja të bëhet gjuhë zyrtare në Maqedoni, një nga pikat kryesore që partitë shqiptare ranë dakort me kryeministrin Zaev për të formuar qeverinë e re të Shkupit.

“Ky është zyrtarizim i gjuhës shqipe, gjithçka tjetër është mashtrim.

(Neni 1 dhe 2 ligjit për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, propozuar nga ana e PDSH-së)”, thuhet në reagim.

Neni1

Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe dhe shkrimet (alfabetet) e tyre janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe kanë status të barabartë gjatë aplikimit në të gjitha institucionet e RM-së.

Neni2

Në Republikën e Maqedonisë sigurohet barazia e gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe dhe shkrimeve (alfabeteve) të tyre. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë kanë të drejta të barabarta në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.