PD mbledh grupin parlamentar pas mbledhjes së kryesisë

0

Partia Demokratike ka mbledhur këtë mesditë grupit parlamentar. Mbledhja po mbahet në selinë blu dhe vjen menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë. Në këtë mbledhje të përjavshme grupi, demokratët pritet të diskutojnë disa pika të rëndësishme, ku zë vend kryesor lufta ndaj krimit dhe çështja e deputetit Saimir Tahiri.

Gjithashtu, në tryezën e deputetëve të PD do të jetë edhe buxheti i vitit 2018, i cili është diskutuar shumë ditët e fundit. Mësohet se do të diskutohet në këtë mbledhje edhe sjellja e PD në raport me komisionet parlamentare, ku ditën e sotme deputetët e djathtë braktisën komisionin e Sigurisë dhe atë të Financave.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.