PD i le LSI_së komisionin e shëndetësisë

0

Zbardhen negociatat PD-LSI sa i përket ndarjes së Komisioneve.

Të deklaruara tashmë si opozita shqiptare duket se  të dyja palët kanë nisur bashkëpunimin mes tyre.

Vetëm një orë pas votimit të qeverisë ‘Rama 2” mësohet se kreu Demokrat Lulzim Basha i ‘ka hapur krahun’ Kryemadhit për Komisonin e Shëndetësisë.

LSI ka propozuar Petrit Vasilin si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë.

Pak kohë më parë PD kishte shpallur kryetar Bardh Spahinë si kryetar të Komisionit të Shëndetësisë, por negociatat e fundit kane ndryshuar drejtimin e komisionit.

Pesë komisione i ka shumica në drejtim, 3 opozita, nga të cilët, LSI ka Shëndetësinë, ndërsa PD Komisionin e Integrimit, Edukimit dhe të Medieve.

Share.

About Author

Leave A Reply