PD largohet nga komisioni i sigurisë

0

Anëtarët e Partisë Demokratike janë larguar nga Komisioni i Sigurisë, pas debateve të ashpra. Deputeti demokrat, Flamur Noka, është përplasur me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, teksa e cilësuar ushtrinë si ushtria e hashashit. Më tej, ai tha se Rama emëroi prefekt drejtorin që la radarët në gjendje të mjerueshme. Menjëherë pas kësaj, anëtarët e djathtë në komision janë larguar nga mbledhja.
Noka: Qeveria luan rolin e strucit, ndërkohë që në përgjimet e anti-mafias rezulton se banditët dhe trafikantët thonë se kanë njerëzit e tyre dhe se radarët nuk funksionojnë. Drejtori i QNOD, që i la radarët në gjendje të mjerueshme, ju e emëroni Prefekt, përfaqësues direkt i kryeministrit. Kjo na bën të besojmë se gjithçka ka qenë e inspiruar vetë nga ju. Gjeni përgjegjësit dhe çojini para ligjit. Ushtria është shndërruar në ushtri hashashi.
Stërkaj: Historia e trafikantëve nuk ka të majtë e të djathtë. Janë grupe që kanë funksionuar prej shumë kohësh, ju keni informacione dhe për më parë, por nuk doni të flisni.
Radarët, Xhacka: Po hidhet balte e pamerituar mbi FA
Çështja e radarëve ka qenë një nga pikat e diskutimit në komisionin e Sigurisë, ku ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhacka, ka raportuar mbi buxhetin e vitit 2018 për ushtrinë. E pyetur nga deputeti i PD, Ervin Salianji, se kur ky dikaster do të ketë buxhet të mjaftueshëm për të mbuluar çdo nevojë për kontrollin detar e ajror, Xhaçka përmendi vitin 2024. Ndërsa sa u përket rreth 1 mijë pronave të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrja tha se dikasteri që ajo drejton nuk ka kapacitet për t’i ruajtur që të gjitha.
“Forcat e armatosura te Republikes se Shqiperise po kryejnë me devotshmëri dhe profesionalizëm misionin dhe detyrat per ruajtjen e sovranitetit te hapësirës detare, ne rastin konkret. Sistemi i vëzhgimit te hapësirës detare eshte plotesisht funksional dhe ne gatishmëri te plote operacionale. Sistemi punon pa ndërprerje dhe personeli ushtarak punon 24 ore ne dite, 7 dite te javës per te zbatuar detyrën.
Qendra Nderinstitucionale Operacionale Detare qe ka per detyre dhe mision te siguroje vëzhgimin e hapësirës detare funksionon me ndërveprimin e institucioneve shteterore qe kane përgjegjësi dhe interesa ne hapësirën detare dhe ne QNOD ka perfaqesues nga 7 institucione te cilët koordinojnë me njeri-tjetrin sipas fushave te përgjegjësisë.
Nese dikush ketu ka informacion, te dhëna, apo çfarëdo gjeje tjetër, dërgojeni ne organet e hetimit. Ju kërkoj të mos hidhni baltë mbi ushtaraket, qe janë njerëzit e përkushtimit dhe sakrificës. Mbetem e hapur per cdo seancë, të cdo formati lidhur me këtë çështje. Sot kam ardhur per buxhetin”, tha ministrja.

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka deklaruar se është kërcënuar nga një deputeti i majtë.

Një nga deputetët e mazhorancës tentoi sot të kërcënonte, duke menduar se do më frikësonte për të mos thënë të vërtetat nga frika dhe lepuri që ka në barkë dhe kapja që iu kanë bërë ndërkombëtarët në krim, drogë e grupet kriminale. Sot ishte një fakt tjetër i provuar i asaj që kemi thënë prej vitesh, që Rama flet me krimin, që banditët i ka futur në Parlament

Një debat te Komisioni i Sigurisë mes dy deputetëve Ervin Salianji i PD dhe Pjerin Ndreu i PS ka degraduar në përplasje mes dy deputetëve. Në një dalje urgjete për media, Salianji tha se është kërcënuar nga Ndreu, duke e paralajmëruar se PD nuk do ta mbyllë gojën dhe se nuk frikësohet. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Ndreut, i cili tha për Report Tv se thjesht e ka quajtur ‘provokator’.

Ndërkohë, në një reagim më të detajuar në ‘Facebook’, deputeti Ndreu sqaron se nuk ka kërcënuar askënd, por po bënte shaka me kolegun Stërkaj dhe Salianji e ka marrë seriozisht.

“Ne lidhje me nje konference per shtyp te Salianjit te PD qe gjoja e paskam kercenu ! E para nuk kam kercenu askend por po benim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjehere e merr seriozisht ! E dyta une e kuptoj se ka deputete delirante qe kerkojne alibi per ndonje medalje ne politike dhe mesi presin te bejne kastravecin dhe viktimen . Por te rrine te qete se nuk nuk japim kenaqesine qe kerkojne me ngulm duke provoku ne cdo rast. Ne do vazhdojme punen pa u prrovoku nga askush duke i lene keta ekzemplar qe stermundohen te imitojne dike e te qurraviten para kamerave me kercenime qe nuk ekzistojne!”, shkruan Ndreu.

Nga ana e tij, deputeti Salianji tha se është kërcënuar nga ligjvënësi i majtë, duke sulmuar dhe Ramën se, sipas tij, ka futur në Parlament kriminelët dhe qeveris me ta.
“Një nga deputetët e mazhorancës tentoi sot të kërcënonte, duke menduar se do më frikësonte për të mos thënë të vërtetat nga frika dhe lepuri që ka në barkë dhe kapja që iu kanë bërë ndërkombëtarët në krim, drogë e grupet kriminale. Sot ishte një fakt tjetër i provuar i asaj që kemi thënë prej vitesh, që Rama fle me krimin, që banditët i ka futur në Parlament dhe me ta qeveris. Nuk kam frikë nga kërcënimet, opozitës nuk i mbyllet goja”, tha Salianji.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.