PD largohet nga komisioni i ligjeve

0

Opozita vijon bojkotin e komisioneve parlamentare. Edhe sot PD ka braktisur komisionin e Ligjeve, ndërsa LSI nuk ka qenë e pranishme në shqyrtimin e ligjit për ndihmën juridike.

Pas debateve për çështjen e Tahirit, opozita u largua nga salla, ndërsa shumica vijoi shqyrtimin e ligjit.

Debatet te Komisioni i Ligjeve
Bylykbashi: Ligjin t’ia çojmë Habilajve për konsultim
Ulsi Manja: Mund t’ia çojmë edhe kreut të bashkisë Mallakastër apo prokurorit për të mbyllur dosjen.
Bylykbashi: Ju bëtë çmos për t’i dhënë ndihme juridike  personave të lidhur me mafian. I garantuat vetes imunitet gjyqësor. Ju jepni asistencë kriminelëve, mbrohet vetëm Saimir Tahiri. Edi Rama dhe Tahiri i ndajnë me metra kub eurot e krimit dhe drogës me trafikantët.
Manja: Opozita e bashkuar bllokoi ligjin e dekriminalizimit për kreun e Mallaksatër PD e ka vetëm retorike politike luftën kundër korrupsionit dhe dekriminalizimin.

Share.

About Author

Leave A Reply