PD Durrës kundërshton rikthimin e Ferdinand Xhaferrit

0

Dega e PD në qytetin bregdetar është përfshirë nga debatet në mbledhjen e sotme. Ka qenë një takim që ka zhvilluar kryetari i komanduar i PD dega Durrës Oerd Bylykbashi me grupet e punës të cilat janë krijuar për të verifikuar problemet në bazë të cilat çuan edhe në humbjen e thellë në zgjedhjet e qershorit. Informacionet e këtyre grupeve do të dërgohen në Tiranë te kryetari Basha

Sipas burimit dyshohet se kjo zgjidhje synon të ezaurojë një analizë të vërtetë për zgjedhjet në Durrës dhe në qytetet e tjera. Në këtë takim kryetari i komanduar Bylykbashi ka deklaruar se “demokratët e vërtetë janë ata që kanë votuar Lul Bashën në zgjedhjet për kreun e PD”.

Ndërkohë, bëhet me dije se procesin e grumbullimit të informacioneve për gjendjen në bazë e udhëheq Ferdinand Xhaferri. Lidhur me këtë zgjedhje ka pasur polemika pasi Xhaferri konsiderohet si humbësi i zgjedhjeve për kreun e bashkisë në zgjedhjet e vitit 2011 si dhe bojkotues të paktën në 2 fushata elektorale.

Debati ka qenë me grupin që i është kundërvënë Lulzim Bashës pas caktimit prej tij të kandidatëve për deputetë si dhe pas humbjes së thellë në zgjedhjet e qershorit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.