PD dhe LSI duket se nuk kanë qëndrime të dakordësuara si opozitë

0

PD dhe LSI duket se nuk kanë qëndrime të dakordësuara si opozitë, lidhur me raportet me komisionet parlamentar. Deputetët e Partisë Demokratike bojkotuan edhe këtë të mërkurë mbledhjet, ndërsa një gjë të tillë nuk e kanë bërë ata të LSI.

Debate të forta ka pasur te komisioni parlamentar i Ligjeve dhe ai i Ekonomisë, ku po diskutohej projektbuxheti i vitit të ardhshëm. Deputetët e PD kanë akuzuar qeverinë si të inkriminuar, duke iu referuar çështjes së ish-ministritë të Brendshëm, Saimir Tahiri, në hetim.

Debate te “Ligjet”
Anëtarët e Partisë Demokratike kanë braktisur Komisionin e Ligjeve pas debateve të forta me anëtarët e mazhorancës, ndërsa anëtarët e LSI vijojnë të qëndrojnë në mbledhje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe dy ditët e kaluara, ku anëtarët e PD kanë braktisur komisionet parlamentare, ku te Komisioni i Sigurisë u bashkuan edhe anëtarët e LSI.

Shkak i debateve mes palëve është bërë krimi, ku deputeti i djathtë, Gent Strazimiri, ka deklaruar se në korridoret e Kuvendit sillet një i inkriminuar, që mbrohet nga socialistët, teksa e ka pasur fjalën për deputetin Saimir Tahiri, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Strazimiri: Ju harroni qe korridoreve te Kuvendit sillet nje i inkriminuar. Keni qene te pergatitur ta mbronit. Ketu eshte tempull per njerez te ndershem. Jo strehim per te kerkuarit e drejtesise me prova te antimafias italiane. Ju po e mbroni mafian ne kurriz te shtetit. Z. Kryetar, portret krenar, ballehapur siç ju ka thene partia. Ulsi, aty nuk je ulur per te mbrojt kriminelet.

Manja: Ule gishtin, ule

Fino: Ishte me mire Halimi dje. E uli nivelin Strazimiri

Manja: PD e beri ritualin. Ketu duhen njerez te pergjegjshem

Manja: Drejtesia po ben punen e vete. Nuk kam pse skuqem. Jemi garante te Kushtetutes dhe ligjit.

Debate edhe te ‘Ekonomia’, ikën PD, qëndron LSI
Debate ka pasur edhe te komisioni parlamentar i EKonomisë dhe Financave për shkak të çështjes “Tahiri”, gjatë diskutimit të projektbuxhetit të vitit 2018. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho akuzoi qeverinë si të inkriminuar. “Turp për ju që nuk hoqët imunitetin e Saimir Tahirit”, tha duke dalë Edmond Spaho, anëtar i këtij Komisioni, që drejtohet nga socialisti Erion Braçe.

Nga ana tjetër, deputeti i LSI, Edmond Haxhinasto qëndroi në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ekonomisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.