Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Rama flet për vendimet e paktit me studentët

0

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ligji për arsimin e lartë nuk do të preket, pasi nuk është ai problemi, por boshllëku për t’u plotësuar nga ligji te ligjshmëria. Referuar akuzave nga opozita, Rama tha se ‘Ata që kërkojnë ndryshime buxheti janë ata që duan që studentët mos dinë se cfarë kërkojnë, ndërkohë që unë e di mirë se cfarë kërkojnë’ tha ai. Kryeministri kishte një përgjigje edhe për pedagogët që kërkojnë anulimin e ligjit të arsimit të lartë.

Gjithashtu Rama deklaroi se pavarësisht vendimeve të sotme për studentët, buxheti nuk do të ndryshojë për përballimin e efekteve financiare, pasi fondi është i garantuar. Studentët protestuan për 17 ditë para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Arsimit, ndërsa Rama filloi diskutimet në disa universitete, teksa sot u miratua pakti. 

Në Qytetin Studenti kishte lloto në sallat e leximit të vajzave

Duke iu referuar investimeve të qeverisë në konvikte, kryeministri Edi Rama tha se problem në Qytetin Studenti kanë qenë pronat e privatizuara ku në do sot zhvillojnë aktivitetin biznese të ndryshme. Pronarët e këtyre objekteve tha Rama tentuan t’i bashkohen protestës së studentëve, por që këta të fundit i larguan. Rama tha se në sallat e leximit të vajzave në konvikte ishin ngritur edhe lloto sportive. “Shkuan edhe në protestë dhe ata që u refuzuan nga studentët, kanë menca, klube, konvikte deri në organizmin e llotove në sallat e leximit të vajzave”, u shpreh Rama.

Nëse protesta e studentëve vazhdon, do dal vetë në krye të saj

Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur interesit të medias se si do të veprojë nëse në janar do të rifillojë protesta e studentëve tha me ironi se “Plani im është shumë i qartë, unë do të udhëheq protestën e studentëve, mund të qeshni, por do të shikoni që shumë shpejt do të jap protestës si kam kapur gjithë të tjerat”.

Peticioni : Kemi boshllëk, por ligji i arsimit të lartë s’preket (Një përgjigje për pedagogët)

Kreu i qeverisë ka deklaruar sot se ligji i arsimit të lartë nuk do të preket. Ai kishte një përgjigje edhe për pedagogët që kanë firmosur një peticion ku kërkojnë anulimin e ligjit. “Nuk ka asnjë arsye që ligji i arsimit të lartë të preket sot. Nuk kam dëgjuar asnjë që të më japë një fakt se këtë zhvillim pozitiv të kërkuar e ka penguar ligji i arsimit të lartë. Kemi një boshllëk për të plotësuar nga ligji te ligjshmëria. Peticioni i pedagogëve? Është e rëndësishme ti ndajmë, janë shumë ata që janë heronj, por ka edhe të tjerë që janë si ajo shprehja “Sa gjëra bëhen në emrin tënd o popull”. Përpara se pedagogët të shkojnë te ligji është mirë se secili të provojë përputhjen e tij me ligjin”tha Rama.

Kërkesat e studentëve : S’ka ndryshim buxheti, fondi është i garantuar

Kryeministri Rama u shpreh se për të gjitha vendimet që janë marrë nuk do të ketë ndryshim të buxhetit, pasi financimi është i garantuar. “Nuk ka nevojë për ndryshim buxheti, financimi është i garantuar. Për tarifat financimi do të jetë brenda fondit të arsimit dhe në vijim është parashikuar gjithçka. Ata që kërkojnë ndryshime buxheti janë ata që duan që studentët mos dinë se cfarë kërkojnë, ndërkohë që unë e di mirë se cfarë kërkojnë. Gjithçka është e përllogaritur deri në qindarkën e fundit. Vendimi i qeverisë del në bazë të buxhetit. Fondi është i garantuar.

Plani është shumë i qartë, unë do të ‘udhëheq’ protestën e studentëve. Do e hap edhe protestën sikur kam kapur edhe të gjitha të tjerat. Studentët kanë kërkuar disa gjëra të arsyeshme, por operacioni do të shkojë shumë me thellë. Ne do të nxjerrim edhe planin për rritjen e ndjeshme te kolegjet profesionale dhe uljen e numrit të atyre që shkojnë në universitet. Është jashtë logjike. Ne nuk kemi nevojë për 300 gazetarë në vit, ju kemi ju dhe na duken sikur janë 3 mijë. Ku do të shkojnë? Mund të marr edhe shembuj të tjerë. Kemi prodhuar 10 mijë juristi, po ku do të shkojnë?”tha Rama.

Biblioteka : Do jetë online deri në mars, kurse anglishtje falas për studentët

Kryeministri Edi Rama tha se kërkesat e studentëve për Bibliotekën do realizohet brenda muajit mars 2019. Sipas kreut të qeverisë në këtë afat do jetë gati sistemi online i Bibliotekës. Gjithashtu, Rama paralajmëroi një vendim të fortë në të ardhmen sa i takon gjuhës angleze. Sipas tij, njohja dhe mbrojtja e anglishtes do jetë kusht për diplomimin por edhe punësimin e studentëve. “Për bibliotekën, do jetë online dhe e aksesueshme për të gjithë studentët. Marsi është afati i fundit. Studentëve iu them që në afat të mesëm duhet të prisni një vendim shumë të qartë lidhur me anglishten. Do jetë një nga kushtet që do përcaktojnë marrëdhëniet tuaja me shtetin dhe diplomën. S’mund të përjashtojmë gjuhët e huaja dhe të bëjmë protesta për të kërkuar biblioteka shkencore. Do t’ju ofrojmë kushte anglishteje falas. Dhe anglishtja do hyjë te kushtet për të marrë mbëhstetje nga shteti. Nuk jemi duke shkuar drejt 1945, por drejt 2045″, tha Rama. 

1 mijë vende të lira në administratë për studentët : Ja si do të pranohen ekselentët

Shqiptarja.com zbardhi sot vendimin e qeverisë për pranimin e një mijë studentëve ekselentë në administratë, ndërsa kryeministri Rama sqaroi procedurën. Rama theksoi se prioritet kryesor do të kenë ekselentët që kanë mbaruar jashtë, më pas ata që kanë mbaruar në universitetet publike në Shqipëri dhe të tretët janë ata që kanë mbaruar në privat.

“Këtu nuk mbaron qasja jonë ndaj problematikës së universitetit dhe falë dialogut të nisur me vështirësi, të tjera gjëra janë shtuar dhe paketa jonë do të jetë 8+. Po u them deri tani, pasi uroj dhe jam i bindur që dialogu do të vijojë dhe pakti strategjik do u ofrohet studentëve për ta parë dhe kontribuar për një marrëveshje të madhe. Por sot kemi vendosur që të gjitha vendet në administratën publike të jenë në dispozicion të studentëve më të mirë. Është vendim i qeverisë për punësimin e studentëve më të mirë në institucionet e administratës.

Sot për sot studentët më të mirë kanë pengesë, pasi u thuhet se nuk ke eksperiencë, por si krijohet eksperienca, por për të kapërcyer këtë dhe për t’ú dhënë një mesazh të gjithëve dhe për të zmbrapsur një lëvizje në kufijtë e ligjshmërisë do të bëjmë publike në vijim vendet e lira në administratë. Pa konkurs por me kreditet e arritje në universitet, ata që janë pa punë, që janë jashtë dhe thonë ika se nuk ka punë.

Shembull, 20 vende të lira te ministria e Financave dhe më i miri ka zgjedhjen e parë, mund të thotë dua apo nuk dua, më pas ai vend është i zënë. Pastaj vjen i dyti…me këtë rend, ekselentët që kanë studiuar jashtë kanë zgjedhjen e parë, ekslentët që kanë mbaruar në publik këtu manë zgjedhjen e dytë dhe ata që kanë mbaruar te privati janë të tretët. Më pas të gjitha vendet e punës në administratën jo publike do të jenë në dispozicion të më të mirëve. Do të jenë zgjedhje se cfarë ke në bankën e dijes, kreditë nga studimet. Askush nuk ka mundësi të ndërhyjë, pasi do të jetë transparent. Do ta bëjmë me vendosi”tha ai.

Pesha e votës së studentëve : Ligji e garanton, por autonomia s’ka funksionuar

Referuar kërkesës së studentëve për peshën e votës në universitete, Rama u shpreh se do të ngrihet një grup pune për hartimin e statusit në arsimin e lartë. “Ligji për arsimin e lartë e garanton pjesëmarrjen e studentëve dhe u njeh të drejtën të përfaqësohen në komisionet e përhershme. Problematika është e qartë në masë të madhe, këshillat studentorë dhe komisionet nuk ekzistojnë. Ligji u jep të drejtën institucioneve, por autonomia është kujtuar si liri pa përgjegjësi. Këto institucione që janë si ura në masë të madhe mungojnë dhe krijojnë ndjenjën e përjashtimit të studentëve. Sot u vendos të ngrihet një grup që të hartojë modelin e statusit për arsimin e lartë, nga ku do të nisë pastaj procesi i plotësimit të këtyre boshllëqeve. Do të ketë asistencë ligjore nëse do të ketë nevojë. Monitorimi i studentëve mendoj që adreson kërkesën e studentëve” tha Rama.

Bordi i Administrimit të Universiteteve de facto i shkarkuar, studentët do kenë përfaqësuesin e tyre

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur de facto të shkarkuar Bordin e Administrimit të Universiteteve, por deri në ngritjen e bordit të ri ata do të vijojnë punën. Kreu i qeverisë premtoi për studentët se ata do kenë përfaqësuesin e tyre në bord, të zgjedhur nga një proces i hapur dhe transparent. Studentët do propozojnë jo më pak se tre kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në Bord. Ndërsa sa iu takon senateve, Rama tha se studentët duhet ta zgjidhin vetë me drejtuesit që të kenë përfaqësuesin e tyre në Senat. “Përfaqësuesit në bordi de facto janë të shkarkuar. Emërimet e rjea do bëhen në një proces të hapur në sytë e publikut, studentëve. Dhe një prej anëtarëve përfaqësues të qeverisë do të vijë si propozim nga studentët, jo student. Figura publike të njohura të fushës, ekspertë, profesionistë, studentët kanë të drejtë të propozojnë jo më pak se 3 kandidatura dhe një prej tyre qeveria do ta cojë në bord si mishërim i vullnetit dhe bashkëpunimit me studentët. Senatet janë të lira që në vendet që kanë të lira në borde të propozojnë një student. Kjo iu takon studentëve ta zgjidhin këtë me drejtuesit e tyre. Afati i realizimit prill-maj 2018”, tha Rama. 

Po punojmë për përfshirjen e studentëve në rrjetin e kartës europiane të studentit

Duke u ndalur te kërkesa e studentëve për pajisjen me kartë studenti, Rama ritheksoi se Shqipëria nuk ka një traditë të tillë, por hodhi një tjetër ide. Në konferencën për shtyp nga ku komunikoi vendimet e Qeverisë për tetë kërkesat, Rama tha se po punohet për përfshirjen e studentëve shqiptarë në rrjetin e kartës europiane të studentit. 

“Shqipëria nuk ka traditë. Ka qenë një ambicie dhe premtim legjendar. Nga shkurti i 2018 e në vazhdim kemi nisur një proces me KE sepse mendojmë se përfshirja e studentëve në rrjetin e kartës europiane të studentit, është ajo që i jep përmbajtje serioze kartës. Se nuk i ka penguar studentët karta që të shkojnë në Teatër apo Muze. Nga nëntori kemi lidhur marrëveshje me Francën dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë europiane studentore”, tha Rama, duke shtuar se afati për realizimin e saj është “fundi i vitit 2019 është afati i realizimit”. 

Plagjiatura : Arkivë dixhitale për doktoraturat dhe Kod Sjellje

Kryeministri Rama deklaroi sot se do të krijohet një arkivë dixhitale për të shmangur plagjiaturën e doktoraturave. “Raportet e vlerësimit të doktoraturave janë detyrë e universitetit. Do të krijohet një arkivë dixhitale për doktoraturat. Kontroll anti plagjiaturë si dhe kaloi projektligji që do të çelë konsultimin për kodin e sjelljes. Në konsultime mund të përfshihen të gjithë, do të jetë bazë e një procesi”.

Transparenca në universitete: Krijohet struktura e kontrollit

Përsa i përket pikës së transparencës në institucionet e arsimit të lartë, kryeministri Rama u shpreh se do të krijohet struktura për kontrollin.  “Kjo është një qasje shteruese për transparencën, plus mekanizmat për kërkesat dhe ankesat për mos veprimin e drejtuesve të arsimit të lartë. Në vendim krijohet struktura për kontrollin e transparencës për arsimin e lartë dhe trajtimit të këtyre ankesave. Afati i realizimit është Prill 2019”tha Rama.

Kërkesa e studentëve për konviktet : Brenda mandatit të dytë do jenë të përfunduara

Kryeministri Edi Rama ka premtuar për studentët se brenda mandatit të dytë qeverisës të gjitha konviktet në vend do jenë rindërtuar. “Kemi marrë miratimin e dytë për një projekt me 27 mln euro që i shtohet edhe fazës së parë të projektit që ka filluar të zbatohet. Agjencia Turke e Investimeve ka ardhur dhe ka filluar edhe ajo punën në Qytetin Studenti dhe do të jetë pjesë e programit. Ka filluar gjithë procesi i bisedimeve me ajgencitë mbështetëse ndërkomnbëtare dhe brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë të rindërtuara”, u shpreh Rama. 

Investimet në konvikte ishin një nga tetë kërkesat e studentveë të cilët dolën edhe në protestë për 17 ditë me radhë. 

Zero tarifa për ekselentët, fëmijët e familjeve në nevojë dhe me aftësi të kufizuara

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar në detaje të gjitha vendimet që qeveria ka marrë sot për studentët në lidhje me tarifat. Kreu i qeverisë u shpreh ekselentët, studentët që vijnë nga familjet në nevojë, por edhe ata me aftësi të kufizuara nuk do të paguajnë. Gjithashtu nga ky vit qeveria do të paguajë 50% të tarifës për të gjithë studentët, ndërsa nga viti tjetër akademik do të jetë me shkallëzim.

“Arsyeja e kësaj konference lidhet me mbledhjen e qeverisë që në fokus ka pasur studentët, jo vetëm kërkesat e tyre, por edhe aspekte të tjera që janë vendosur në vëmendjen tonë, si elementë përmbajtësorë të dokumentit të paktit për universitetin që do ta bëjmë publikë në mesin e muajit të ardhshëm. Në mbledhje kemi diskutuar dhe marrë disa vendime të rëndësishme që adresojnë kërkesat e studentëve dhe shkojnë përtej tyre, sikur e kemi thënë është e domosdoshme për ta futur universitetin në një fazë të dytë të një reformë transformuese që jo vetëm nuk duhet të zbrapset, por të thellohet. Së pari kemi miratuar katër vendime të Këshillit të ministrave për kërkesën e parë për përcaktimin e kategorive që plotësojnë pranimin në ciklin e dytë dhe përfitojnë ulje të tarifave.

Për përcaktimin e kriterve për bursat për studentët e shkëlqyer, së treti kemi ndryshuar vendimin 288 për miratimin e kufirit maksimal të pagesës vjetore që lidhet me ciklin e parë, të dytë dhe profesional me kohë të plotë dhe kemi ndryshuar vendimin për përcaktimin e kategorive që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit. Këto shpjegohen në këto terma; kemi studentët nga familjet me ndihmë ekonomike, të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që marrin financimin e plotë dhe studentë nga familje me ndihmë ekonomike , të verbrit, parapregjikë, tetraplegjikë, që do të përfitojnë një bursë prej 10 mijë lekësh. Bazë për të mbështetur 100% subvenscionuar tarifën, për shkak të devijimeve në këshillat bashkiakë u vendos që kjo të bëhet drejtpërdrejt nga qeveria.

Së dyti studentët me notë mbi 9 do të fitojnë 100% tarifë nga qeveria dhe po ashtu në cdo program studimi do të përfitojnë bursë 10 mijë lekë të reja. Kjo e zgjeron ndjeshëm gamën dhe mbështetjen e qeverisë. Së treti do i japim mundësi të barabartë të gjithë studentëve duke paguar 50% të tarifës së regjistrimit drejtpërdrejt, që deri tani e paguanin të plotë. Të gjithë studentët aktualë në pjesën e mbetur të këtij viti edhe ata me 4 dhe 5 nuk do të paguajnë, por do të paguajë shteti. Vendimi hyn në fuqi menjëherë që do të thotë se detyrimet financiare do i mbulojë qeveria”deklaroi Rama


PAKTI PER UNIVERSITETIN

1
Kërkesa e parë e studentëve:
Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).
Situata aktuale:
Kostoja për student për çdo IAL dallon në varësi të programit dhe IAL-së, duke shkuar nga më e vogla prej 55,000 lekë në Universitetin e Durrësit deri tek ajo më e larta në 470,000 lekë në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Kontributi i buxhetit të shtetit tek kjo kosto shkon nga 54% tek kostoja më e ulët deri në 91% tek kostoja më e lartë.


2
Si rezultat, studenti paguan 25,000 lekë tek programi me koston më të ulët deri tek 40,000 lekë tek programi me koston më të lartë.
Çfarë vendosëm sot:
Për sa më lart sot u Miratuan 4 Vendime të Këshillit të Ministrave:
Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, që përfitojnë ulje të tarifës vjetore të studimit;
Për disa ndryshime në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, i ndryshuar;


3
Për disa ndryshime në vendimin nr. 288, datë 21.5.2018 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, i ndryshuar;
Për disa ndryshime në vendimin nr. 269, datë 29.3.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”,i ndryshuar.


4
Shpjegimi i vendimmarrjes:
Tarifat në Nivelin e Parë të Studimeve (Bachelor) të paguhen nga Qeveria për këto kategori:
Përkrahja:
Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.
Studentet nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikëpërfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj.


5
Ekselenca:
Studentëtme notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin përpara këtij vendimi.
Studentët me notë mesatare mbi 9, në çdo program studimi, përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj, ndërkohë që kjo masë ishte në nivelin 8,100 lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00.
Një mundësi e ndershme për çdo student:
Të gjithë studentët e tjerë përfitojnë financimin 50% të tarifës së regjistrimit, me pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e plotë të regjistrimit.


6
Studentët e humbasin këtë mundësi nëse nuk mbajnë gjatë studimit një mesatare mbi 6 në vitet pasardhëse.
Tarifat në Nivelin e Dytë të Studimeve (Master) të paguhen nga Qeveria përkëto kategori: Studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje, studentët nga familje në ndihmë ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, jetimë, fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjithë grupeve të tjera të përcaktuara në këtë vendim, përfitojnë financimin deri në 50% të tarifës së regjistrimit, kategori të cilat deri përpara këtij vendimi paguanin tarifë të plotë.


7
Sistemi i Konvikteve në Arsimin e Lartë Publik
Situata aktuale
Aktualisht, funksionojnë 8 shoqëri për akomodimin e studentëve (shoqëritë e trajtimit të studentëve) 3 prej të cilave janë në Tiranë dhe 5 të tjera në Vlorë, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër dhe Korçë. Problematikat:
Mbështetja buxhetore që marrin nga buxheti ishtetit në shumen 350 milionë lekë duhet të rishikohet në rritje, pasi është në masë të ulët dhe i referohet çmimeve të përcaktuara me udhëzimin e vitit 2003.


8
Zgjidhja: Në Aktin Normativ të buxhetit 2018 që pritet të miratohet së shpejti, janë parashikuar rreth 300 milionë lekë shtesë për kryerjen e investimeve në infrastrukturën e konvikteve për vitin 2019.
Nëpërmjet një financimi total prej 16.8 milionë euro si më sipër, dhënë nga Qeveria Gjermane, do të mundësohet rehabilitimi i një numri maksimal prej 13 godinash të rezidencave studentore universitare në Tiranë (nga 37 godina që përllogariten të jenë në total në qytetin e Tiranës).
Ministria e Financave dhe e Ekonomisë është duke negociuar me KFW për të vazhduar rehabilitimin e banesave studentore, për një projekt me vlerë 27 milionë euro nga të cilat 7 milionë euro grand dhe 20 milionë euro kredi.


9
Afati i realizimit:
Brenda një periudhe 3-vjecare për ndërhyrje në rikonstruksione.


10
Kërkesa e dytë e studentëve:
Transparencë me buxhetin nga Ministria e Arsimit dhe IAL-ve, publikimi të gjitha shpenzimeve online.
Situata aktuale:
Institucionet e arsimit të lartë publike gëzojnë të drejtën:
Për të caktuar rregullat e brendshme të financimit, të shpërndarjes dhe përdorimit të të ardhurave sipas veprimtarisë dhe nevojave të institucionit;
Për të përcaktuar tarifat e studimit në përputhje me këtë ligj.


11
IAL-të i hartojnë vetë buxhetet e tyre duke filluar nga niveli i çdo departamenti, në nivel fakulteti e më pas buxhetet konsolidohen në nivel IAL-je.
Buxheti miratohet paraprakisht nga Senati Akademik dhe me pas I kalohet për aprovim final Bordit të Administrimit.
Problematika:
Studentët por edhe një pjesë e madhe e stafeve pedagogjike kane informacion të limituar mbi buxhetin, si në nivelin e hartimit dhe aprovimit të tij, ashtu dhe gjatë shpenzimeve sipas.
Çfarë vendosëm sot:
Për këtë çështje është miratuar sot VKM “Për garantimin e transparencës financiare në institucionet publike të arsimit te lartë”.


12
Shpjegimi i vendimmarrjes:
Krijohet portali i transparencës dhe të trajtimit të ankesave me qëllim garantimin e transparencës në institucionet publike të arsimit të lartë.
Portali të jetë i aksesueshëm nga të gjithë dhe në të të publikohen on-line:
Të dhëna të detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare të çdo institucioni të arsimit të lartë; Duke filluar nga viti buxhetor 2019, bordi i administrimit të institucionit të arsimit të lartë, nëpërmjet administratorit, të përcjellë çdo tre muaj, për publikim, të dhënat e detajuara mbi të ardhurat dhe shpenzimet financiare sipas përcaktimit të kësaj shkronje.


13

Të dhëna për buxhetin afatmesëm (PBA),buxhetin vjetor, grantin nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat e tjera, të gjitha shpenzimet operative, shpenzimet për kërkim shkencor dhe shpenzimet kapitale të çdo institucioni publik të arsimit të lartë;  Informacion për procedurat e prokurimit publik (parashikim/realizim) apo procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat;  Vendimet e bordit, të senatit dhe organeve të tjera drejtuese/ vendimmarrëse;  Kuotat e parashikuara për çdo vit akademik;  Instrumentet dhe programet e shkëmbimit studentor dhe procedurat përkatëse.


14
Instrumentet e financimit të studimeve dhe procedurat përkatëse (bursat publike dhe ato specifike për çdo universitet);  Marrëveshjet dy-apo shumëpalëshe në nivel universitetesh;  Të dhënat për bursat dhe stimujt financiarë të ofruara nga shteti për studentët;  CV-të e pedagogëve;  Rezultatet e kontrollit dhe të verifikimit të titujve shkencorë.


15
Mekanizmat dhe procedurat për bërjen e kërkesave dhe paraqitjen eankesave në lidhje me veprimet ose mosveprimet e drejtuesve/ organeve drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë, procedurën, nëpërmjet së cilës personat e interesuar mund të paraqesin mendimet e tyre apo të ndikojnë në çfarëdo mënyre tjetër në hartimin e ligjeve, të politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të institucionit të arsimit të lartë. Krijohet struktura përgjegjëse për kontrollin e transparencës së arsimit të lartë për trajtimin e ankesave në platformën e transparencës on-line, kontrollin e transparencës.
Afati i realizimit:
Prill 2019


16
Kërkesa e tretë e studentëve: Rritja nga 10% në 50% e peshës totale të votës së studentëve për të zgjedhur kandidatët për dekanë, rektorë dhe çdo fakultet të ketë një përfaqësues të studentëve në senatin akademik
Situata aktuale:
Ligji për Arsimin e Lartë e organizon pjesëmarrjen e Studentëve nëpërmjet katër elementëve:  Pjesëmarrja në Senat;  Pjesëmarrja në Zgjedhje;  Pjesëmarrja në Komisionet e Përhershme;  Këshillat studentorë.
Ligji u njeh të drejtën Studentëve të përfaqësohen në të gjitha komisionet e përhershme.


17
Komisionet e përhershme janë organe kolegjiale, që organizohen në nivel Universiteti dhe në nivel Fakulteti.
Ato kryejnë funksione në fushat e përcaktuara në statut, që lidhen kryesisht me kualifikimin shkencor dhe promovimin akademik, garantimin e standardeve të cilësisë të institucionit dhe programeve të studimit, me mbarëvajtjen e veprimtarisë së tij dhe marrëdhëniet me studentët, në përputhje me misionin dhe politikat e institucionit. Ligji u njeh Studentëve të drejtën të organizohen në këshilla studentorë në nivel njësie kryesore, (fakultet) institucioni të arsimit të lartë si edhe në nivel kombëtar. Këshillat e studentëve promovojnë pjesëmarrjen e studentëve dhe koordinojnë përfaqësimin e tyre në organet drejtuese të institucioneve të arsimit të lartë.


18
Problematika:
Në masë të madhe Këshillat Studentorë dhe Komisionet e Përhershme nuk janë ngritur. Këto institucione janë konceptuar për të qenë pika më e afërt e takimit dhe më e shpeshtë për problematikat e studentëve.
Mungesa e tyre ka sjellë tek studentët ndjesinë e nënpërfaqsimit dhe për rrjedhojë kërkesën për rritje të përfaqësimit.
Çfarë vendosëm sot:
Për këtë pikë sot kam Firmosur Urdhrin e Kryeministrit – Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e modelit të statutit për institucionet publike të arsimit të lartë.


19
Statuti Tip do të lehtësojë punën e IAL-ve për miratimin e statuteve të tyre, nga ku do të nisi procesi i zgjedhjeve te Këshillave Studentorë dhe Komisioneve të Përhershme.
Cila do jetë zgjidhja:
Mbyllja e procesit të statuteve te IAL-ve Publike.
Asistence Ligjore për ta nëse paraqitet e nevojshme. Hapja e zgjedhjeve për Këshillat Studentorë. Monitorimi i Komisioneve të Përhershme dhe përfaqësimi në të i Studentëve në përputhje me Statutin.
Afati i realizimit: Qershor 2019.


20
Kërkesa e katërt e studentëve:
Rishikimi i titujve akademikë dhe verifikimi i plagjiaturave të doktoraturave dhe teksteve mësimore. Situata aktuale: Gjatë verifikimit të kritereve të ligjshmërisë për të gjitha IAL-të në vend është konstatuar:  Mosrespektim të standardit të udhëheqjes 1 profesor jo më shumë se 5 doktorantë duke kaluar 1 profesor me 15 doktorantë mesatarisht. Madje gjetëm 1 profesor me 41 doktorantë.  Mosrespektim i afateve kohore në marrjen e titullit. Në Akademinë e Albanologjisë janë dhënë doktoratura të marra për tre muaj.


21
Nuk ka asnjë raport verifikimi të plagjiaturës.
Çfarë vendosëm sot:
Për këtë çështje sot u Miratua VKM – Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore. Si dhe u hap për konsultim publik draft ligji – “Për kodin e sjelljes për integritet në kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”. Shpjegimi i vendimmarrjes:
Krijimin e arkivit digjital të doktoraturave në Republikën e Shqipërisë, pranë Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin.


22
Institucionet e Arsimit të Lartë si dhe çdo institucion tjetër shtetëror që disponon kopje origjinale të disertacioneve kanë detyrimin që brenda 60 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të depozitojnë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin kopje të njehsuar me origjinalin si dhe materialin në formë elektronike. Ministria përgjegjëse për arsimin kryen kontrollin digjital antiplagjiaturë nëpërmjet një softueri për kontroll automatik si dhe programe apo pajisje të tjera. Ministria përgjegjëse për arsimin i përcjell institucioneve të arsimit të lartë rezultatet e gjetjeve nga kontrolli antiplagjiaturë, mbi bazën e të cilave do të bëhet rivlerësimi mbi gradën shkencore të dyshuar si plagjiaturë.


23
Institucioni i arsimit të lartë, brenda 90 ditëve nga vënia në dispozicion të gjetjeve të kontrollit antiplagjiaturë i njofton ministrisë përgjegjëse për arsimin vendimin e rivlerësimit përfundimtar për çdo gradë shkencore të shqyrtuar. Kodi i Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë, më poshtë Kodi i Etikës, përmban parimet dhe normat themelore të sjelljes së institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre si edhe personelit të tyre akademik a kërkues shkencor, konform Kodit Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor.


24
Qëllimi i Kodit të Etikës është të kthejë në normë ligjore Kodin Europian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor dhe të shërbejë si një kornizë vetërregulluese për ushtrimin dhe mbajtjen e përgjegjësive ligjore, institucionale, profesionale, morale e shoqërore të institucioneve dhe të pjesëtarëve të komuniteteve akademike e shkencore.
Kodi i Etikës synon të ruajë, të garantojë dhe të mbrojë pastërtinë dhe integritetin akademik, profesional, institucional dhe moral të veprimtarisë akademike e kërkimore- shkencore në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me standardet ndërkombëtare bashkëkohore të veprimtarisë akademike dhe të kërkimit shkencor.


25
Kërkesa e pestë e studentëve:
Mbështetur në nenin 99 mbi Këshillat Studentore, ligji i arsimit të lartë, pika 2 kërkojmë që bordi i administrimit të IAL-eve të ketë numër të barabartë votash si nga MAS dhe IAL-t si edhe të shtohet një përfaqësues në këtë bord nga studentët. Situata aktuale:
Sipas Ligjit, Bordet e Administrimit përbëhen nga shtatë anëtarë, të punësuar me kohë të pjesshme. Anëtarët, përfaqësues të IAL-së, përzgjidhen nga Senati Akademik i IAL-së.


26
Anëtarët përfaqësues të ministrisë përgjegjëse për arsimin dhe njësisë së qeverisjes vendore, janë ekspertë të njohur nga fushat akademike, menaxheriale, ekonomike dhe juridike dhe emërohen përkatësisht nga ministri përgjegjës për arsimin dhe kryetari i njësisë së qeverisjes vendore.
Problematika:
Bordet kanë pasur një profil të ulët publik, dhe roli i tyre nuk është i kuptuar mirë nga universiteti por edhe nga publiku.
Bordet megjithëse kanë përmirësuar ndjeshëm menaxhimin financiar të IAL-ve publike, nuk ia kanë dalë të ulin perceptimin e keq menaxhimitfinanciar në IAL. Studentët kërkojnë përfaqësim në Bordin e IAL-ve.


27
Çfarë vendosëm sot:
Për këtë çështje sot është miratuar VKM “Për përcaktimin e kritereve dhe të procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të bordit të administrimit, në institucionet publike të arsimit të lartë përfaqësues të Ministrisë Përgjegjëse për Arsimin”.
Shpjegimi i vendimmarrjes:
Shkarkimi i të gjithë anëtarëve të bordeve të emëruar nga Ministria e Arsimit. Emërimet e reja të bëhen më një proces të hapur dhe me vëmendje publike. Njëri prej anëtarëve që emërohet prej MASR, të vijë propozim nga studentët, por të jetë figurë publike në përputhje me ligjin.


28
Senatet janë të lira ligjërisht që ndër vendet që ata kanë në borde të propozojnë një prej studentëve anëtarë senati, apo drejtues të Këshillit Studentor. Nëse kjo vendoset në Statutin e Universitetit, prezenca normohet definitivisht.
Afati i realizimit: Prill – Maj 2019.


29
Kërkesa e gjashtë e studentëve:
Pajisja e të gjithë studentëve me kartën e studentit brenda vitit akademik 2018 – 2019.
Situata aktuale:
Shqipëria nuk ka traditë në ofrim të favorizuar shërbimesh për studentët.
Ndaj nga Shkurti 2018 e në vazhdim ka pasur një sërë komunikimeshpër këtë qëllim me Komisionin Europian,jo vetëm për përfshirjen e Shqipërisë në Kartën Europiane te studentit, por dhe për të siguruar një asistencë të vazhdueshme nga pala franceze për këtë projekt. Në nëntor 2018, është lidhur marrëveshja dypalëshe nga QSHA dhe ekuivalentii saj Francez në përgatitjen dhe implementimin e European Student Card në Shqipëri.


30
Problematika:
Procesi ka kërkuar kohë për tu realizuar, pasi kërkohet përfshirja nga institucione vendore, qendrore dhe biznesi. Mungesa e përvojës dhe kulturës për shërbime të favorizuara për studentët. Mungesa e gatishmërisë së institucioneve për të mundësuar shërbime të dedikuara.
Cila do jetë zgjidhja:
MASR do të bëjë publike marrëveshjet e lidhura dhe listën e shërbimeve që përfitohen nga studentët me entet shtetërore, Bashkitë dhe subjektet private.


31
Është duke u draftuar një udhëzues teknik për mënyrën e aplikimit dhe çështje të tjera teknike që kanë lidhje me formatin dhe të dhëna të kartës, aplikimin online, etj., i cili do të marrë formë ligjore pas përfundimit të softit për aplikimin e kartës. Afati:
Miratimi i 2 VKM-ve brenda Janarit 2019. Lëshimi i kartës për çdo student Shtator – Dhjetor 2019.


32
Kërkesa e shtatë e studentëve:
Ndërtimi i bibliotekave me standarde europiane dhe me libër universitar online, falas për studentët në gjuhën shqipe.
Situata aktuale: Deri më sot aksesi drejt librave dhe revistave shkencore ka qenë një veprimtari që është lidhur drejtpërsëdrejti me vendimmarrjen autonome të institucioneve të arsimit të lartë. Mungesa e aksesueshmerisë drejt botimeve me të fundit shkencore ka sjellë dhe një kosto të shtuar ekonomike, pasi kjo mungesë e kthen në domosdoshmëri blerjen e librave dhe titujve fizike.


33
Çfarë vendosëm sot:
Për këtë çështje është miratuar VKM “Për ngritjen e komisionit të përcaktimit të literaturës akademike ndërkombëtare në institucionet e arsimit të lartë, që do tëpërkthehen nëgjuhen shqipe”; Duke hedhur kështu një hap të madh në përmirësimin e titujve akademik, ne IAL-të e vendit.
Cila do jetë zgjidhja:
Brenda muajit Mars fillon funksionimi i bibliotekës dixhitale, që do të jetë e aksesueshme nga çdo student e staf akademik në tëgjithë vendin. Afati i realizimit:
Maj 2019.


34
Kërkesa e tetë e studentëve:
Vlerësimi i performancës në mësimdhënie dhe kërkim shkencor i pedagogut, publikimi i tij online dhe regjistrimi i leksioneve.
Situata aktuale: Në arsimin e lartë shqiptar është vendosur një standard i ri, të gjitha universitetet janë akredituar ndërkombtarisht nga Quality Assurance Agency, megjithatë sikundër u cilësua dhe në raportin e akreditimit të QAA, disa institucione publike të arsimit të lartë, nuk treguan seriozitetin e duhur në zhvillimin e procesit të akreditimit, kjo si pasojë e konflikteve të brendshme mes strukturave drejtuese, por edhe si rrjedhojë e mungesës së kulturës institucionale, të autoriteteve drejtuese të IAL-ëve,në raportimin e veprimtarisë së tyre.


35
Një tjetër hap i rëndësishëm në planin e vlerësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe performancës në arsimin e lartë është miratimi i Kodit të Cilësisë së Arsimit të Lartë si përmbledhje e standardeve shtetërore për sigurimin e cilësisë. Ky kod është miratuar para pak kohësh nga Këshilli i Ministrave. Çfarë vendosëm sot: Kamfirmosur Urdhrin “Për ngritjen e Grupit tëPunëspër ndryshimin e VKM-sëpër Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, në mënyrë që të adresojmë në këtë Kod shumë nga shqetësimet e ngritura nga studentët.


36
Gjithashtu sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave edhe VKM“Për vlerësimin e performancës në mësimdhënie të personelit akademik në institucionet e arsimit të lartë, nëpërmjet Sondazhit Kombëtar të Studentëve”.
Shpjegimi i vendimmarrjes: Aplikimi i instrumentit të kontrollit dhe vlerësimit studentor të performancës së mësimdhënies dhe kërkimit shkencor të personelit akademik përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve (SKS).


37
Paketa 8+:
Siç dhe kam deklaruar në disa takime, që sot ka një listë me çështje që shkojnë përtej 8 Pikave. Këto pika nuk janë shteruese dhe të tjera do të shtohet gjatë muajit Janar pas një turi më shterues që unë vetë si dhe Ministrat e Qeverisë do të ndërmarrim në çdo IAL publike në vend. Deri më tani pikat janë: Punësimi i 1,000 studentëve ekselentë në administratën publike.


38
Për këtë çështje sot janë miratuar:
VKM Për disa ndryshime në vendimin nr.142, datë 12.3.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura”, i ndryshuar  VKM – Për punësimin e studentëve të ekselencës në institucionet e administratës shtetërore pjesë e shërbimit civil, për vitin 2019 Kampusi i universitar i Tiranës:
Për këtë 3ështje sot kam firmosur urdhrin “Për ngritjen e grupit të punëspërpërgatitjen e ngritjes dhe funksionimit te korpusit universitar tëTiranës.


39
Lidhja sistematike e IAL-ve publike dhe fakulteteve të tyre me ministritë e linjës, për të rritur Financimin nga Ministritë për Kërkim Shkencor;  Pajtimin e fakulteteve për ofrim shërbime konsulence ndaj Shtetit;  Krijimin e mekanizmave sistematikë, për praktika mësimore, stazhe dhe punësim të studentëve.
Krijimi i fondit të solidaritetitqë do të synojë të dedikojë 20% të fondit të përgjegjësisë sociale nga kontratat koncesionare për arsimin e lartë.

Share.

About Author

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.