Partizani nuk arrin të shënojë në 4 javët e para të këtij kampionati

0

Një Partizan që nuk di të shënojë është parë në 4 javët e para të këtij kampionati, teksa të kuqtë pretendonin të ishin rivalë për titull para fillimit të sezonit, e shohin veten në fund të tabelës me pikë të barabarta me Lushnjën.

Ardhja e Moxhit në krye të klubit dhe caktimi i një trajneri italian në drejtimin e të kuqve u prit shumë mirë nga tifozët e Partizanit, shpresat e të cilëve për një titull, aq shumë të munguar, u rritën ndjeshëm. Por ajo çfarë është parë në fushë këto 4 ndeshje është një Partizan që prodhon lojë, por që nuk arrin të shënojë.

Kjo u pa që në ndeshjen e parë ndaj Laçit, por që u befasuan me dy zbritje të shpejtë të të miqve. Po ashtu edhe ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, të kuqtë prodhuan lojë, por nuk arritën të shënonin.

E ndërsa për sfidën e së hënës pasdite ndaj Lushnjës në “Selman Stermasi”, askush nuk kishte dyshime tek fitorja e Partizanit, por të gjithë janë zhgënjyer nga rezultati i bardhë 0-0, ku të kuqtë janë ndaluar jo vetëm nga mbrojtja e lushnjarëve, por edhe nga dy shtylla në 10 minuta para përfundimit të ndeshjes.

Dy ekipet ndajnë kështu vendin e fundit me nga 2 pikë secila, me një ndryshim të vetëm, lushnjarët kanë shënuar.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.