Partizani-Kukësi të luhet të Premten

0

Përfundon telenovela e ditës së ndeshjes më të rëndësishme të javës së 32-të Kategorisë Superiore, Partizani-Kukësi. Pas bisedimeve të zhvilluara nga drejtuesit e dy klubeve, është rënë dakord që ndeshja të luhet të premten në orën 19:00.

Të kuqtë do të presin në kryeqytet verilindorët në një duel pa kompromis dhe vetëm për fitore sepse çdo rezultat tjetër do të fuste përfundimisht në valle Skënderbeun në pritje të një hapi fals. Kjo sfidë do të paraprijë gjithë javën e 32 të Kategorisë Superiore pasi do të luhet në datën 5 Maj në orën 19:00 në “Selman Stermasi”.

4 ndeshjet e tjera të kësaj jave janë programuar të luhen të gjitha të Shtunën. Vetëm 24 orë më pas, me rezultatin e mësuar nga dueli i kryesuesve, kampionët do të sfidojnë në Korçë, Vllazninë. Skuadra e Ilir Dajës e ka komoditetin të luajë me një objektiv të qartë. Ndeshja do të zhvillohet në orën 19:00. Po në këtë orë do të ndeshen edhe Flamurtari me Tiranën.

Vlonjatet presin në shtëpinë e tyre bardheblutë në një duel të gjithin për t’u shijuar pasi në lojë janë 3 pikë mbijetese. Kuqezinjtë mund të hedhin një hap të madh drejt objektivit sezonal, por në krahun tjetër edhe Tirana dëshiron të largojë sa më shumë hijet e zonës së ftohtë. E shtuna do të paraprihet edhe nga dy duele të tjera në orën 16:00. Në Laç, kurbinasit presin Luftëtarin me shpresën e hapave falsë të kundërshtarëve, ndërsa Korabi do të presë Teutën në po të njëjtën orë në një fushë neutrale.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.