Partizani-Kukësi do të gjykohet me arbitra të huaj

0

Ndeshja që do të vendosë fituesin e kampionatit shqiptar Partizani-Kukësi do të gjykohet nga një treshe arbitrash të huaj.

Kërkesa e Partizanit është marrë në konsideratë nga Federata Shqiptare e Futbollit për ndeshjen e së Premtes.

Lajmi u zyrtarizua nga FSHF “Komisioni i Caktimit te Arbitrave prane FSHF duke marre ne konsiderate edhe peshen, vleren dhe rendesine e ndeshjes se kesaj jave mes Partizanit dhe Kukesit ka vendosur qe kjo ndeshje te gjykohet nga nje treshe e huaj arbitrimi.

Federata do te beje publike ne ditet ne vijim edhe arbitrat e huaj qe do te vijne ne Tirane per kete ndeshje” thuhet në njoftim.

Kukësi nuk e njeh shijen e humbjes, ndërsa aktualisht dy ekipet kanë pikë të barabarta në renditje.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.