Papunësia në vend zbret poshtë nivelit 14 përqind

0

Tregu i punës ka shënuar një ecuri pozitive gjatë pjesës së parë të këtij viti ku, sipas INSTAT, papunësia ka zbriturt poshtë nivelit 14 përqind.

Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e dytë të 2017, shkalla e zyrtare e papunësisë është 13,9 % niveli më i ulët që nga tremujori i fundit i 2012-s.

Nga kjo periudhë, papunësia ka njohur rritje, e cila arriti pikun në fillim të 2014-s me 18,2 përqind dhe pas kësaj nisi rënia graduale.

Papunësia duket se është më e lartë tek femrat se sa tek meshkujt, ku për femrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 57,7 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 75,7 %

Me rënie është edhe shkalla e papunësisë për moshat e reja, ku për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.

Sipas INSTAT, në prill- qershorin e këtij viti shkalla e punësimit për popullësinë 15-64 vjeç ka një rritje vjetore me 3,4 përqind, kjo e mbështetur në rritjen e punësimit në sektorin e  shërbimeve me 9 përqind dhe sektori i industrisë me 2,5 përqind, kurse në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7 përqind.

Share.

About Author

Leave A Reply