Panucci nxjerr listën për Spanjën dhe Italinë

0

Trajneri i ekipit kombëtar të futbollit publikon listën e lojtarëve që do të grumbullojë për ndeshjet zyrtare eliminatore me Spanjën dhe Italinë, respektivisht më datë 6 dhe 9 tetor.

Për këto dy ndeshje Panucci ka grumbulluar 26 lojtarë, në një kohë që do të jenë të gatshëm në takimin me Italinë në Shkodër edhe futbollistët e skualifikuar për takimin me Spanjën, Mavraj, Roshi e Kukeli.

Rikthehen Xhaka, Cikalleshi, Lenjani dhe Kaçe
Për dy takimet zyrtare eliminatore me Spanjën do të jenë në dispozicion të trajnerit, edhe futbollistët Sokol Cikalleshi e Taulant Xhaka, Ergys Kaçe dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar.

Xhaka fillimisht u përjashtua nga De Biasi pas debateve, ndërsa e njëjta histori vijoji edhe me trajnerin e ri në ndeshjet e para, por tashmë me Panuccin është vendosur paqja dhe shqiptari nga Kosova rikthehet në ekipin kombëtar.

Po ashtu edhe Cikalleshi, i cili u la jashtë për Maqedoninë dhe Lihteshteinin, pasi Panucci nuk pranoi që të vinte një ditë me vonesë për shkak të firmosje së kontratës.

Spikat edhe ardhja në kombëtare e futbollistit të Breshias, Emanuele Ndoji. Jashtë listës kanë mbetur Jahmir Hyka dhe Bekim Balaj.

Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hënë në hotel “Tropikal, një një kohë që trajneri i skuadrës do të dalë përpara mediave për këto dy ndeshje të radhës, duke iu përgjigjur interesit të medias, ditën e hënë në orën 10.00 në selinë e FSHF-së.

Më poshtë edhe lista e trajnerit Christian Panucci për takimet me Spanjën dhe Italinë.

lista 321 panucci

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.