Pannucci ka bërë publike sot listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eliminatore

0

Trajneri i ekipit kombëtar Christian Pannucci ka bërë publike sot listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eliminatore, respektivisht  të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thërritur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

Lista/ Të rinjtë që janë ftuar dhe ata që janë lënë jashtë
Emrat e rinj që janë ftuar për herë të parë në kombëtaren e parë janë; Hysen Memolla, Ivan Balliu dhe Valon Ahmedi.

Por përpos të rinjve, trajneri italian ka lënë jashtë për dy ndeshjet e radhës edhe disa emra të njohur.

Taulant Xhaka, Ergys Kaçe, Ermir Lenjani, Shkëlzen Gashi, Bekim Bala dhe Alinji janë disa nga emrat që janë lënë jashtë nga trajneri për dy ndeshjet e shtatorit.

Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike sot në një kohë që për emrat, si dhe për çdo interesim tjetër rreth ekipit kombëtar, Panucci do të dalë përpara mediave, ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së.

Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë, në hotel “Tirana”, teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00.

Lista e plotë

lista

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.