Pandeli Majko, po prezanton strategjinë e re të diasporës dhe migracionit

0

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, po prezanton strategjinë  e re të diasporës dhe migracionit, për të eliminuar problemet e këtyre të fundit. Nga Kryesia e Kuvendit, ku po prezantohet “Plani i veprimit për diasporën”, Majko tha se do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit.

Më tej, ministri deklaroi se do të krijohet një gazetë për diasporën dhe shumë shpejt do ketë dhe një kanal TVSH, që do iu kushtohet problemeve të tyre.

“Do të krijohet agjencia për diasporën, e cila do të jetë nën përgjegjësinë e kryeministrit. Shqipëria dhe Kosova mbulojnë së bashku një projekt mjaft të gjerë të diasporës. Plani për diasporën duhet të nisë zbatimin menjëherë. Do jetëzohet vota e emigrantëve. Vota e emigrantëve ‘e frikshme’ për sistemin tonë. Do krijohet gazeta për diasporën dhe shumë shpejt do jetë dhe kanali TVSH 3 që do iu kushtohet problemeve të diasporës”, tha Majko.

Share.

About Author

Leave A Reply