Pacolli vizitë zyrtare në Maqedoni

0

Zëvendëskryministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Maqedoni, ku do të takohet me zyrtarët e lartë të vendit fqinj. Kjo është vizita e parë zyrtare e Pacollit në Maqedoni, ku kreu i diplomacisë kosovare do ta kohet fillimisht me homologun e tij maqedonas, Nikolla Dimitrov, kryeministrin Zoran Zaev dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Mediat vendase raportojnë se takimi i parë do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë me fillim në ora 9:20. Pas këtij takimi të dy ministrat e Jashtëm do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp në orën 10:50.

Takimi me kryeministrin Zaev do të mbahet në ambientet e Qeverisë me fillim nga ora 11:00, ndërsa ai me kryetarin e Kuvendit, Xhaferi, me fillim nga ora 11:45 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.