Osmani:Ligji për gjuhën shqipe pritet të miratohet në shtator

0

Propozim ligji për gjuhët e bashkësive etnike nga mesi i shtatorit do të gjendet për miratim në Kuvend, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani sipas të cilit propozimi do të vendoset për miratim me shenjën evropiane.

Ligji sipas partnerëve të koalicionit avancon përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore ndërsa sipas partive opozitare shqiptare me këtë ligj gjuha shqipe sërish nuk do të merr formën e plotë të zyrtarizmit.

“Presim dhe i ftojmë të gjitha partitë politike të votojnë pozitivisht për këtë ligj,sepse mendoj se kështu në mënyrë do të bëjmë përparim të madh në pjesën e Marrëveshjes Kornizë që është miratuar dhe nënshkruar nga të gjithë partitë politike dhe kështu do të tregojmë vullnet për bashkëjetesë “– tha Bujar Osmani, Zv/kryeministër për çështje Evropian.Alsat

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.