OSBE-ODIHR i vlerëson të rregullta zgjedhjet në Maqedoni

0

Një ditë pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve për kryetarët e komunave në Maqedoni, ka ardhur dhe një reagim zyrtar nga OSBE –ODIHR.

Rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedonisë është zhvilluar kryesisht në atmosferë demokratike, por gjithshtu janë regjistruar edhe probleme si presione ndaj votuesve duke mos përjashtuar edhe blerjen e votës, kështu thuhet në vlerësimin e misionit vëzhgues OSBE-ODIHR për balotazhin e ditës së diel.

Sakaq, dita e zgjedhjeve ka qenë një ditë e menaxhuara mirë dhe nxjerrja e rezultateve  ka qenë efikase dhe krejtësisht transparente, ka vlerësuar ambasadorja e OSBE-ODIHR, Auderey Glover.

Në deklaratën e saj thuhet se janë shënuar dhe disa incidente të vogla  jashtë ambienteve të vendvotimeve nga militantët partiak, ndërsa thekson se kishte raste kur është bërë presion votuesve, por në disa raste kishte dhe tentativa për të blerë votën e qytetarëve.

Në lidhje me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve , ambasadorja Glover ka thënë se ku institucion ka punuar ndjeshëm për të përmirësuar procesin e transparencës, por ajo thekson se kishte disa raste që nuk shkuan mirë në përditësimin e listës së zgjedhjeve, pasi iu mohua e drejta e votës personave që kishin mbushur moshën për të votuar ditën e zgjedhjeve, ndërsa në fjalën e saj thuhet se janë edhe 900 të burgosur të cilët nuk ishin në lista e zgjedhjeve, sakaq atyre iu mohua e drejta për të zgjedhur  të parët e komunave, thekson ambasadorja e OSBE-ODIHR.

Në fjalën e saj nuk ka munguar komenti në lidhje me  mbështetjen e Bashkimit Demokratik për Integrim  nga LSDM-ja pasi sipas saj ato po qeverisin dhe në nivel republikan.

Në lidhje me pretendimet e VMRO-s se në zgjedhjet e raundit të dytë  janë shënuar dhe raste dhune, ndërsa ambasadorja e ka cilësuar si një pretendim dhe se ky rast nuk ka asnjë provë, pasi dhe ministria  e Punëve të Brendshme nuk është vërtetuar të ketë patur raste të dhunimit në zgjedhje, përfundon ambasadorja e OSBE-ODIHR.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.