Opozita, skenar për të gjuajtur me vezë në seancë.

0

Gjuajtja me vezë ndaj institucioneve ndoshta do të ishte zhvendosur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, teksa Garda e Republikës u ka gjetur vezë deputetëve demokratë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ka pasur një skenar për të gjuajtur me vezë, një informacion ky që e dispononte edhe garda. Për këtë është bërë kontroll i imtësishëm i deputetëve që kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ku pritet të nisë edhe seanca.

Vezë i janë gjetur deputetes së Korçës Elena Qirici, deputeti Bedri Hoxha dhe Liljana Elmazi.

Ora 11: 58 Deputetja Elmazi mohon lajmin se ajo apo deputetë të tjerë të PD-së kanë pasur vezë në çantë dhe tregon një portofol. “Nuk është e vërtetë nuk ka pasur as vezë  por disa para të vogla. Unë nuk vij nga rruga vij nga universiteti” tha ajo në një prononcim për News24

Ora 11: 52 Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se PD kërkon me ligj të pezullohet ushtrimi  i funksionit për të arrestuarit në flagrancë derisa të marrë vendim gjykata.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë është ndryshim parimor dhe procedurë e ndjekur nga maxhoranca. Vetëpezullimi është nul nuk ekziston as si kriter ligjor” tha Bylykbashi duke iu referuar rastit të Armando Prengës

Ora 11: 38 Konferenca e kryetarëve, nuk pranon asnjë nga iniciativat e PD për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore . Nuk pranohen të miratohen me procedure te përshpejtuar aktet për dekriminalizimin

Ora 11 15 Deputetët po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga Garda e Republikës.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.