Opozita bllokon foltoren, Maxhoranca voton dekretet e Nishanit

0

Zhvillimet ne Kuvend 

Tentohet tre herë goditja me vezë në drejtim të kryeministrit pa e prekur atë , njëra nga to ka përfunduar në prehërin e ministres Felaj.

Maxhoranca kaloi dekretet e presidentit Nishani për 2 shkarkimet dhe emërimet e ministrave të rinj në qeveri ndërkohë që opozita kishte bllokuar foltoren.

Mësohet se deputetët demokratë kanë hedhur vezë në drejtim të kryeministrit por vezët kanë prekur Ermonela Felajn, jo Ramën

13: 09 Votohet dekreti i  presidentit 

Opozita vijon të mbajë të bllokuar foltoren nderkohe që Valentina Leskaj hodhi për votim dekretin e presidentit. 74 vota pro, asnje kunder asnje abstenim, dekreti për shkarkimin e ministrit Shkelqim Cani

77 vota pro asnjë kundër asnjë abstenim emërimi i Ahmetajt. 76 vota pro emërimi I Milva Ekonomit si ministre e Ekonomisë.

13:00 : “Skenari I PD-ës është jo bojkoti por për të mos lejuar asnjë nga deputetë e maxhorancës për të folur për rendin e ditës. Ky vendim u mor pasi demokratët kërkuan përfshirjen me procedurë të përshpejtuar të kërkesave të tyre”

 Topalli: Leskaj të ikë, në vend të Ramës të ulet Prenga. 5 minuta pushim

Ora 12: 55 Topalli :Zonjë sot nuk ka seancë plenare. Në këtë parlament nuk mund të futen më kriminelë. Më mirë të ikë kryeministri dhe në vend të rrijë Armando dhe Armandot e tjerë. Nuk është faji i Prengës por i Edi Ramës. Parlament me krim brenda nuk ka Zonjë, e mirë është që ti të ikësh se je në konflikt interesi dhe në vend të Ramës të ulet Prenga.

Valentina Leskaj i quajti akuzat e PD si mashtrim për të manipuluar popullin.

Kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi nis të flasë por deputetët e PD-së i bien tavolinave. Ruçi kërkon 5 minuta pushim.

Ora 12: 48: Opozita bllokon foltoren e Kuvendit. Pas deklaratës së kreut të Grupit PD-së Edi Paloka.

Ora 12: 40 Vijon seanca parlamentare. Aktualisht po mban fjalën kryetari i grupit PD, Edi Paloka.

Ora 12: 37 Grupi i PD deklaron se nuk do të bojkotojë seancën: Do qëndrojmë në seancë, por në aksion dhe debate.

Ora 12: 18 Shtyhen punimet e parlamentit për disa minuta, PD kërkon mbledhje grupi.

Elmazi: Asnje deputet i PD-se nuk ka pasur veze

Ora 11: 58 Deputetja Elmazi mohon lajmin se ajo apo deputetë të tjerë të PD-së kanë pasur vezë në çantë dhe tregon një portofol. “Nuk është e vërtetë nuk ka pasur as vezë  por disa para të vogla. Unë nuk vij nga rruga vij nga universiteti” tha ajo në një prononcim për News24

Bylykbashi: Vetëpezullimi është nul

Ora 11: 52 Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se PD kërkon me ligj të pezullohet ushtrimi  i funksionit për të arrestuarit në flagrancë derisa të marrë vendim gjykata.

“Nuk kërkojmë asgjë më shumë është ndryshim parimor dhe procedurë e ndjekur nga maxhoranca. Vetëpezullimi është nul nuk ekziston as si kriter ligjor” tha Bylykbashi duke iu referuar rastit të Armando Prengës

Konferenca nuk pranon iniciativat e PD

Ora 11: 38 Konferenca e kryetarëve, nuk pranon asnjë nga iniciativat e PD për dekriminalizimin dhe komisionet hetimore . Nuk pranohen të miratohen me procedure te përshpejtuar aktet për dekriminalizimin

Garda kontroll në hyrje të Parlamentit, deputete te PD kapen me veze 

Ora 11 15 Deputetët po i nënshtrohen një kontrolli të rreptë nga Garda e Republikës.

Burime nga Parlamenti bëjnë të ditur për Ora News se deputeteve të PD, Eleina Qirici. Liljana Elmazi  dhe Bedri Hoxha  iu gjetën vezë gjatë kontrollit në çanta.

Ka hipoteza për një skenar të opozitës për të bllokuar seancën parlamentare.

bllokohet kuvendi

PARLAMENTI

goditja e 3te

rama kur qellohet me veze

rama qellohet me veze

rama duke u qelluar

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.