Oficeri i policisë shkencore ngatërroi mostrat e gjakut !!

0

Dy ekspertët e laboratorit shkencor pranë policisë shkencore Amarda Deda dhe Aleksandër Bushati, kanë pohuar se gjatë ekzaminimeve që kanë kryer për analizimin e mostrave të gjakut, kanë konstatuar se gjaku i marë në trupin e viktimës Gazmend Çollaku gjatë kohës kur ky ishte në morg, nuk përkon me profilin gjenetik të nënës së tij,Nurije Çollaku.

Sipas ekspertëve bio-kimikë, diçka e pazakontë ka ndodhur në morg, pasi eksperti që ka marë mostrën ose oficeri kanë ngatëruar mostrat e gjakut. “Për ne ky rast ka qënë unikal dhe për të qënë të sigurt dhe me veten tonë, i kemi kryer disa herë analizat dhe dilnin të njëjta rezultatet, duke mos korrensponduar me profilet e nënës”-ka deklaruar ekspertia biologe Amarda Deda.

Del emri i oficerit që ngatëroi mostrat
Pyetjes së prokurorit të çështjes Besnik Muçi se kush ishte oficeri i policisë që ka tërhequr mostrat e gjakut nga morgu dhe i ka sjellë në laborator për ekspertim, ekspertja nuk ka qënë në gjëndje ta kujtojë këtë moment, para gjykatës. Por më vonë nga verifikimi i shkresave dhe akteve në dosje oficeri që ka bërë këtë veprim ka rezultuar se quhet Alfred Hoxha, edhe është me detyrë specialist pranë sektorit të hetimit të Krimeve të Rënda në policinë e Durrësit. Ekspertët sqaron se profili i njëjtë gjaku mes nënë dhe bir del vetëm në kampionet e gjakut të sekuestruar në vendgjarje, ku është gjetur trupi i pajetë i viktimës.

Amarda Deda dhe Aleksandër Bushati, sqaruan para gjykatës se edhe në gjakun e gjetur në makinën e Dalipaj, nuk është përfituar profil i njëjtë me gjakun e Gazmend Çollakut. Ndërkohë për sa i përket gjakut të marë nga trupi i të pandehurit Denis Shtraza ekspertët thanë se: “…gjaku i Denis Shtrazës nuk përputhet me gjakun e gjetur në vendngjarje dhe gjakun e gjetur në makinën e Ervin Dalipajt…”. Policia gjyqësore ka ngatërruar mostrat e gjakut kur i janë marrë viktimës në morg. Gjaku i Çollakut të marrë në morg dhe në makinën e Dalipajt nuk përputhet me kodin gjenetik të nënës së viktimës, Nurije Çollaku.

Gjykata urdhëron rieskpertim
Ndërkohë,në lidhje me çështjen, Gjykata ka vendosur dje riekspertim të kampionëve të gjakut. Gjykata ka kërkuar të testohet gjaku i gjetur në bagazhin e makinës së Dalipajt, në kalendar, në çantën e laptopit që ndodheshin në makinë dhe në fashetat, me gjakun e nënës së Gaz Çollakut. “Të testohet gjaku në makinë me atë të kufomës. Të testohet gjaku i gjetur në bagazh, kalendar e fasheta. Të testohet gjaku në bagazh me gjakun e nënës së Çollakut”,urdhëroi gjykata.

Eksperti Gjerman GPS u fshih
Në një dokument që gazeta “Shqiptarja.com” e disponon eksperti Gjerman, thotë se të dhënat nga GPS i makinës janë fshirë.Sipas eskpertizës Gjermane, rezulton se automjeti në pronësi të Ervin Dalipaj, është hapur në ambjentet ku ka qënë i bllokuar në drejtorinë e policisë së Tiranës. Procesverbali i kontrrollit të mjetit ka mbaruar 1:15.

Dy oficerët Rebani Farruku dhe Rolenc Dervishi deklaruan në sallën e gjyqit se e mbyllën makinën dhe çelsin e vunë në kasafortë. Por sipas të dhënave të GPS makina është hapur në 2:35, 1 orë e 20 minuta pasi ishte future çelësi në kasafortë. Tek konkluzionet eksperti gjerman konstaton se GPS ka të dhëna që janë fshirë.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.