Obama prezanton planin për mbylljen e Guantanamos në Kongres

0
Presidenti Amerikan Barak Obama, duke prezantuar planin për mbylljen e Guantanamos, tha se ky burg cënon vlerat amerikane. Sipas tij ky plan ka një mbështetje ndërpartiake.
“Nëse diçka nuk funksionon, duhet të ndryshojmë drejtim. Prej kohësh është e dukshme që Guantanamo cënon vlerat amerikane dhe nuk ndihmon sigurinë kombëtarë”. Këtë e ka thënë presidenti Amerikan Barak Obama në ditën ku u prezantua në Kongres palni për mbylljen njëherë e përgjithmonë të burgut të sigurisë së lartë në Kubë. Bëhet fjalë për “t’i dhënë fund një kapitulli të historisë sonë dhe të mësojmë nga nga leksioni i 11 shtatorit”, theksoi Obama. Unë mbështes mbylljen e guantanamos dhe vazhdoj ta bëj deri sa të jem president”, nënvizoi presidenti amerikan në fajlimin e tij. Sipas Obamës, është një “mbështetje ndërpartiake për mbylljen, dhe duke pasur parasysh aksionet, ky plan meriton të dëgjohet, madje edhe në një vit elektoral”. “Fakti që unë nuk do jem më kandiday dhe Xhon MekKein nuk do të jetë gjithashtu, na ofron mundësinë për të lënë politikën: na lejoni që të bëjmë atë që është më e drejtë për Amerikën”, nënvizoi Obama. “mendoj se është një mundësi për të bërë progres, dhe ne kemi detyrën për ta provuar”, shtoi ai më tej. “Bush tha se edhe ai donte që të mbyllte Guantanamon pavarësisht asaj që ishte investuar në të. I jap mertiën, por nuk e bëri dhe kjo gjë më kaloi mua tashme. Nuk dua që të transferoj këtë problem tek presidenti i ardhshëm: nëse nuk e bëjmë tani atë që duhet, atëherë kur do ta bëjmë?”, theksoi presidenti amerikan. “Guantanamo është e kushtueshme”, përfundoi Obama, duke vënë në dukje se qendra e paraburgimi dha rezultate të veçanta e të kushtueshme për Amerikën, “për taksapaguesit”, si dhe në aspektin e imazhit.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.