Nuk keni by.. “ta vrisni” Majlinda Bregun !

0

Nga Bledi Mane

Njoh qindra e qindra demokrate te lodhur nga pritja e gjate dhe zhgenjimi. Njoh qindra e qindra militante te djathte te gjatesive te ndryshme, statuseve sociale te ndryshme, origjinave e krahinave te ndryshme te cilet kane nje emerues te perbashket: ua kane lavazhuar trurin! Te gjithe flasin me mllef duke pergojuar nje nga ikonat e feminizmit politik post ’90. Te gjithe kane mesuar permendesh histori te klonuara llapaqenesh per tradhetite bashkeshortore dhe politike te nje prej femrave vitale me te cilen mburreshin dje ndersa sot jane gati ta kafshojne e ta qellojne si talebane ballkanas.

Ne koken dhe koherencen time jane hequr dy paralele te njejta por me ngjyra te ndryshme. Liri Belishova dhe Majlinda Bregu!

Te paren e drobiti pabesia komuniste, por u ngrit si Anteu dhe ende mbijeton me kujtimet e dhembjes se djeshme. Te dyten po e masakron pabesia e grykesise se nje te djathte pa kauza e pa moral. Ndryshe nga fisnikja Belishova, e bukura Majlinde eshte me fat per tre arsye madhore:

1-Majlinda Bregu jeton ne nje kohe te cilen nuk ka kellqe njeri ta ktheje pas.

2-Majlinda Bregu ka kontribute te paperseritshme te nje ish-qeveritareje qe perqasi me shpirtin, intelektin, euridicionin, oratorine, thjeshtesine, koincizitetin dhe racionalitetin e saj politiken domestike me ate evropiane liberale.

3-E treta eshte nje e vertete tribale dhe krahiniste qe askush nuk e kundershton dot. Majlinda Bregu ehte kunata e tropojanit Vis Gjeçaj te cilin ne Partine e renuar Demokratike e kane frike udheheqesia dhe krahu paramilitar patriakal se perndryshe Majlinda do internohej e sakatohej porsi Liri Belishova. Do zhdukej pa nam e nishan, do shpallej armike e nuk do rehabilitohej kurrë, kurrë, kurrë…
Qeshu Majlinda, qeshu. Fati eshte i yti!!!

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.