Nuk ka fitues në Strumicë, Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë nga një pikë

0

Nuk ka fitues në Strumicë. Shqipëria dhe Maqedonia ndajnë nga një pikë në një ndeshje të mjaft të luftuar dhe me shumë raste, por që në fund gjithçka u mbyll në barazim 1-1.

Pas një pjese të parë për t’u harruar Shqipëria kaloi e para në avantazh me Odise Roshin në pjesën e dytë pas një pasimi të saktë të Sadikut.

Por maqedonasit nuk u dorëzuan duke tentuar pa fund derisa në të 78’ arritën të fitonin një penallti, e cila u kthye në gol nga Aleksandar Trajkovski.

Goli hapi lojën. Shqipëria u zhvendos në sulm në minutat e fundit për të kërkuar golin e fitores, ndërkohë që rrezikoi shumë pas.

Maqedonia krijoi 3 raste të pastra për shënim në minutat e fundit të ndeshjes, por heroi i kuqezinjve është Etrit Berisha, i cili nuk lejoi prekjen e rrjetës për herë të dytë.

Edhe pse në fund nuk arriti të merrte tre pikët, Shqipëria duhet të jetë e kënaqur me barazimin për mënyrën si rrodhi loja, ndërsa mban vendin e tretë në grup me 4 pikë më shumë se Izraeli i vendit të katërt, që humbi me Italinë.

Ndeshja edhe pse u zhvendos në Strumicë u zhvillua në një atmosferë të tensionuar, pasi tifozët maqedonas kanë vërshëllyer edhe provokuar gjatë gjithë ndeshjes kuqezinjtë.

Tifozët maqedonas gjatë gjithë ndeshjes nuk i kanë ndaluar thirrjet kundër shqiptarëve “Shqiptar i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma gazi për shqiptarët”.

Tifozët vërshëllejnë himnin: Vdekje për shqiptarët
Tifozët maqedonas kanë nisur provokimet për shqiptarët që para ndeshjes për shqiptarët.

Disa nga parullat e maqedonasve ishin “Shqiptarët e mallkuar”, “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë” dhe “Maqedoni e pastër”. Ndërsa më pas është vërshëllyer edhe himni shqiptar në fillim të ndeshjes.

Tifozët maqedonas në kor kanë vërshëllyer, ndërsa për këtë UEFA pritet që të dënojë Federatën e Maqedonisë.

Zhvillimet e fundit nga ndeshja Maqedoni-Shqipëri

90′ Mbyllet ndeshja 1-1

85’ Berisha shpëton sërish portën. Dy pritje nga Alioski dhe Nestorovski në harkun e pak minutave

80’ Aliovski rast të pastër për të shënuar, por Berisha shpëton Shqipërinë nga goli i sigurt 
gol mqedonia
(Goli i shenuar nga Aleksandar Trajkovski)

78’ Nga pika e bardhë e penallti Aleksandar Trajkovski gjuan saktë duke barazuar rezultatin 1-1

76’ Penallti për Maqedoninë. Roshi prek topin me dorë, arbitri akordon penallti

72′ Hysaj shpëton Shqipërinë nga një gol i sigurt, pas goditjes me kokë të Pandev.

62’ Rrezikon Maqedonia, topi përfundon jashtë, goditje këndi

55’ Tjetër rast i mirë për Shqipërinë për të shënuar, por Sadiku përballë portës e nxjerr topin jashtë. 

53’ Kroson Sadiku në zonë, Roshi kërcen mbi mbrojtësin maqedonas duke gjuajtur me kokë saktë dhe dërguar topin në rrjetë. Shqipëria udhëheq përballë Maqedonisë 0-1.

gol roshi
(Momenti i golit nga Odise Roshi)

46’ Nis pjesa e dytë, largohet Kukeli me Llullakun futen Memushaj dhe Basha

45’Mbyllet pjesa e parë 0-0

37’ Karton i verdhë për Mavrajn, ndërhyn ashpër ndaj Nestorovskit. Mbrojtësi shqiptar mungon në ndeshjen ndaj Spanjës në tetor

35’ Maqedonia vijon që të dominojë në fushë, ndërsa Shqipëria mbron dhe tenton me kundërsulme

maqedoni shqiperi
25′ Goditje këndi për Shqipërinë. Gjuan Hyka, topi nuk devijohet nga lojtarët kuqezinj

24’ Rast i mirë për Shqipërinë, kundërsulm me Sadikun, i cili kishte mundësi të dilte i vetëm përballë portierit, por mbrojtësi Ristovski tregohet i saktë duke i larguar topin nga këmbët.

23’ Tjetër tentativë nga maqedonasit me Bardhin, pret Berisha në dy kohë

22’ Pandev lëshon një predhë në ecje e sipër drejt portës shqiptare, grushton Berisha

20’ Llullaku tenton që të çajë mes dy maqedonasve në zonë, por bllokohet duke humbur topin

15’ Ezgjan Alioski gjuan në hyrje të zonës pas një pasimi të Pandev, por topi përfundon mbi kuadrat 

11’ Ekipi kuqezi e ka të vështirë që të dalë nga zona e tij, pasi vendasit ushtrojnë presion

10’ Tjetër rast i mirë për maqedonasit. Kroson Aliovski por topi largohet nga mbrojtja shqiptare 

4’ Ristovski kroson nga e djathta, Nestorovski ishte vetëm pak cm larg, shpëton porta shqiptare

2’ Goditje dënimi për Shqipërinë. Gjuan Sadiku, topi përplaset në mur dhe largohet nga maqedonasit

Nis ndeshja Maqedoni-Shqipëri

Ora 20:45 Tifozët e Maqedonisë vërshëllejnë himnin shqiptar 

Ora 20:15 Pankarta e tifozëve maqedonas “Vdekje për shqiptarët”
Pankarta
Ora 20:10 Huliganët maqedonas fillojnë provokimet: Shqiptar i mirë, shqiptari i vdekur
Pak para fillimit të ndeshjes kanë filluar provokimet e huliganëve maqedonas. Disa nga parullat e maqedonasve janë; “Shqiptarët e mallkuar” dhe “Shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë”, “Maqedoni e pastër”.
parulla

Ora 19:45 Zekirija Mexhiti: Situata e qetë, gatishmëri e lartë
Gazetari shqiptar në Maqedoni, Zekirija Mexhiti kur duhen më pak se një orë për fillimin e ndeshjes shprehet se situata është e qetë dhe gatishmëria është e lartë nga autoritetet.

Stadiumi nga 6 mijë vende është bërë 4500 vende dhe numri i shqiptarëve do të jetë i vogël, rreth 450 vende.

Grupe nga Prishtina, Shkupi, por edhe shqiptarë nga të gjitha trevat ndodhen në Strumicë për të përkrahur kombëtaren” tha ai.

Ora 19:30 Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Maqedoni – Shqipëri
formacionet

Ora 19:20 Eros Grezda nuk do të jetë sonte në fushë, pasi helmimit që pësoi paradite

Ora 18:00 FFM: Janë shitur biletat për sfidën Maqedoni-Shqipëri
Biletat janë shitur, ndërsa ka mbetur vetëm një pjesë shumë e vogël e biletave për këtë përballje, të cilat janë shitur në rrjetin e shitjes “MkTikets” dhe në Strumicë,” deklaron Federata Maqedonase. Për tifozët shqiptarë janë vetëm 450 vende në stadiumin me një kapacitet 6800 vende.
Strumicë

Ora 17:50 Tifozët Kuqezi nisin festën që në Shkup para ndeshjes me Maqedoninë

Ora 17:50 Tifozët e Prishtinës ‘Plisat’ nisin festën në mbështetje të kombëtares 

Ora 17:45 Kombëtarja shqiptare favorite ndaj Maqedonisë
Shqipëria llogaritet favorite ndaj Maqedonisë. Fitorja e kuqezinjve ka kuotën 2.65 euro, fitorja e Maqedonisë 2.85, barazimi 3.20.

Ora 17:40 Stadiumi, por edhe e gjithë zona është e blinduar nga forca të shumta policie

Ora 17:35 Nis festa në rrugët e Strumicës mes dy tifozerive

  1. Momenti i golit nga Odise Roshi

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.