Nokia sërish në tregun e telefonave inteligjentë

0

Nokia, dikur mbreti i industrisë mobile, ka njoftuar se do t’i ribashkohet sërish tregut të telefonave inteligjentë. Shefi ekzekutiv i Nokia-së, Rajeev Suri, njoftoi gjatë një konference për shtyp të mbajtur tek Kongresi Botëror i Telefonave në Barcelonë se do t’i bashkohen së shpejti tregut të pajisjeve mobile.

“Nokia do të kthehet në tregun e celularëve, herët a vonë. Mund të jetë në 2016, por dhe më vonë, nuk ka një kohë dhe nuk ka pse të nxitohemi”, ka deklaruar z. Suri.

Nga viti 1998 deri në vitin 2011 Nokia ka qenë kompania më e madhe në botë për shitjen e telefonave. Me ardhjen e iPhone-ve dhe telefonave Android, filloi edhe rënia e kompanisë finlandeze. Në vitin 2014, divizioni i pajisjeve të Nokia-së u ble nga Microsoft për 7 miliardë dollarë. Pjesë e marrëveshjes ishte që Nokia nuk mund të krijonte telefona inteligjentë me markën e saj derisa të mbaronte kontrata.

Tani që kontrata mes këtyre dy kompanive ka mbaruar, Nokia ka të drejtë që të krijojë telefona inteligjentë. Shefi ekzekutiv i Nokia-së tha gjatë konferencës për shtyp se po kërkojnë për një partner të ri për krijimin e pajisjeve mobile.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.