Noka qëllon deputetin Braçe

1

Momente tensioni janë verifikuar në seancën e kësaj të enjteje në Parlament, ku deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar të godasë deputetin socialist Erion Braçe.

Kanë qenë deputetët e tjerë që kanë ndalur Nokën dhe pas momenteve të tensionit, nënkryetarja Valentina Leskaj ka ndërprerë seancën.

Gjithçka ndodhi në momentin kur po flishte ish-kryeministri Berisha, i cili përsëriti akuzat e tij ndaj kryeministrit Rama, për lidhje me krimin.

“S’mund të lejoj që Shqipëria të shndërrohet në banditistan. 18 shkurti është dita për t’i dhënë duart njëherë e përgjithmonë kryebanditit Edvin Kristaq Rama, që në pushtet solli terroristët, bandat kryesore, krimin më të shëmtuar.

Javën e kaluar solla prova për lidhjen e Olsi Ramës me “Hakmarrjen për Drejtësi”, me grupin e Xibrakës. Solla të dhënat e sistemit TIMS tregojnë se Olsi Rama doli jashtë shtetit me makinë të modifikuar për transportin e kokainës.

Rama ka 4 javë që fshihet si mi, të vijë këtu t’u thotë shqiptarëve përse. Të tregojë mesazhet që merr nga burgu nga Aldo Bare, Dritan Dajti, etj. Grupin terrorist më të fuqishëm të Ballkanit e shpalli të pafajshëm një javë më parë.

Edi Rama është koka e krimit, i denoncuar nga Dondollaku në Prokurorinë e Firences. Më 18 shkurt të shkërmoqim banditokracinë”, deklaroi Berisha.

Pas debateve mes Braçes dhe Nokës ka rinisur seanca parlamentare. Kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ka këkruar përjashtimin e deputeëve Taulant Balla dhe Erion Braçe për fyerje në seancë.

Por debati është rindezur, çka ka detyruar kryetaren e Kuvendit të ndërpres sërish seancën.

Tensionohet situata në Kuvend. Deputeti i Partisë Demokratike i është afruar deputetit Braçe në vendin e tij duke e qëlluar.

Deputetët e PS-së mbrojnë Braçen dhe kërkojnë përjashtimin e Nokës me të paktën 10 ditë nga aktiviteti parlamentar. Nga ana tjetër, deputetët demokratë mbrojnë Flamur Nokën dhe akuzojnë Erjon Braçen.

Cfare ndodhi

Në fotlore ka qenë ish kryeministri Sali Berisha kur në një moment deputeti Flamur Noka i është afruar deputetit Erjon Braçe.

Ky i fundit po replikonte nga vendi me deputetin Berisha i cili po hidhte akuza të ashpra ndaj qeverisë si të lidhur me krimin.

Në një moment Noka është afruar tek Braçe dhe ka qëlluar me diçka. Ata që kanë qenë aty thonë se mund të ishte një bllok shënimesh. Ndërhyrja e deputetëve që ndodheshin aty afër ka shmangur precipitimin e situatës

Deputetët socialistë kërkuan përjashtimin e Nokës, ndërsa ata demokratë kërkuan  përjashtimin e Braçes.

Pas 5 minutave pushim seanca filloi me kërkesën e drejtueses së seancës, Valentina Leskaj për të përjashtuar Flamur Nokën.

Comments

comments

Share.

About Author

Avatar

1 Koment

  1. Pingback: Byroja e Kuvendit ka përjashtuar për 10 ditë deputetin Flamur Noka - ABN

Leave A Reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.